Aktualitet

Astrit Patozi: Diferenca mes burrave të Lidhjes së Prizrenit dhe këtyre që po ndajnë “plaçkën”








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:43 - 10/06/20 |
mapo.al

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka komentuar në rrjetet sociale urimet që kanë bërë politikanët me rastin e 142 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.


Patozi ve në pah sipas tij diferencat mes atyre që u bashkuan në vitin 1878 për interesat kombëtare dhe politikanëve të sotëm.


Lidhur me marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore, Patozi thekson se këta “bura vendosën të ndajnë plaçkën mes tyre“, duke iu referuar interesave të ngushta politike.



Postimi i Patozit
KAQ E THJESHTË ËSHTË DIFERENCA…


Burrat e dheut, që organizuan para 142 vjetësh Lidhjen e Prizrenit, dhanë gjithçka kishin që të bënin Shqipërinë.
Ndërsa burat, që bënë marrëveshjen-dakordësim para pak ditësh, vendosën ta ndajnë si plaçkë midis tyre edhe atë që ka mbetur prej saj.
Kaq e thjeshtë është diferenca mes dy kohëve dhe mes dy ngjarjeve.
Ndaj edhe sot nuk është ndonjë ditë për t’u krenuar për historinë, por për të ulur kokën me turp për batërdinë. 



Etiketa: ,

Pas