Thursday, September 28, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

At Zef Pllumi, intelektuali që nuk u bë kurrë garniturë e politikës

by us er1
31/08/2022
in Libri, Revista
0

Nga Agron Gjekmarkaj

Dy ditë më parë, At Zef Pllumi pat njërën prej ditëlindjeve të tij! Atë të pagëzimit si Prekë Gjekmarkaj, 29 gusht 1924. Ai ka dhe dy të tjera, një të pazakonte ideologjike, që i shënuan në dëshminë e arrestimit të parë, 14 dhjetor 1946, pa pritur përgjigjen e tij se kur pat lindur, 7 prill, ia vunë meqenëse ishte dita e pushtimit fashist dhe ai si xhakon françeskan duhej me patjetër të ishte këmishëzi ideologjikisht për sundimtaret e rinj!!



Një tjetër e ka në një nga muajt e vitit 1958, ku shugurohet meshtar me emrin e ri Zef Pllumi, si dedikim ndaj jetës së re klerikale (si më parë Zef Ndoka në At Gjergj Fishta, në respekt të traditës para koncilit të dytë që filloi në vitin 1962 për t’i përmbyllur punimet në 1965).

La gjurmë unike për shkrimin dhe etiken e tij për epërsinë morale që dekadat i vunë mbi supe.

Ismail Kadare kur një shekull po përmbyllej e kah fundi i tij shfaqej “Rrno vetëm për me tregue” pat thënë se “gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë vepër. Kanë nevojë për ata që e kanë jetuar atë kohë, e po aq, në mos më tepër, ata që s’e kanë jetuar. Kanë nevojë të shtypurit e të nëpërkëmburit, e po aq, në mos më tepër, ata që shtypën të tjerët. Kanë nevojë antikomunistët, e po aq, ndoshta më tepër, komunistët.

Shkurt për të ka nevojë ndërgjegjja jonë!

“Frati i lirisë kundër tiranisë” apo “Frati i kujtimeve” e pat përkufizuar Aurel Plasari profesori që iu bashkëngjit menjëherë në vitin 1990 për të riformatuar sistemin kulturor, “Misionari i rebeluar” e thirri miku e akademiku Sabri Hamiti e shumë e shumë analiza e përcaktime nga personalitete botërore e të vendit, për të dhe veprën e tij e të gjitha këto sipas profesor Mark Markut e kanë një shpjegim. “Ndoshta një nga arsyet pse At Zef Pllumi ishte aq mbresëlënës për ata që e takonin, kishte të bënte pikërisht me faktin se ai ishte mishërim i gjallë i etërve të mëdhenj të Kishës shqiptare. Jo vetëm pse i kishte njohur të gjithë me radhë, që nga Fishta e deri te Harapi, jo vetëm pse kishte qenë nxënës i tyre, jo vetëm pse ishte i mbushur plot me kujtime nga afria me ta.

Kishe përshtypjen se Padër Zefi ishte një shumatore e cilësive më të spikatura të tyre. Ishte një ekstrat i çuditshëm i një shqiptari ku ngërtheheshin tradicionalja me modernen, inteligjenca natyrore me kulturën, aftësia abstraguese me shprehitë praktike, vizionarja me pragmatikën, vokacioni fetar me shpirtin qytetar, karakteri kryengritës etj. Kjo e bënte atë njëfarë guruje të çuditshëm të të gjithëve”!!!

Ndryshe nga gjuha e kohës në liri! Ai nuk u viktimizua kurrë, nuk u ankua për vuajtjet e veta, nuk kërkoi revansh, por ndryshimin e trurit, të mentalitetit, kërkoi dekomunistizim të shoqërisë, shkolla evropiane për të rinjtë, te të cilët shihte shpresën e vetme për ndryshim kur pushteti në demokraci po merrte formë tribale dhe korrupsioni pozicionohej si shtyllë kurrizore e tij.

I vetëdijshëm për historinë, rolin, misionin si intelektual shqiptar, si frat katolik, si shkrimtar, si ish-i burgosur politik, nuk u bë asnjëherë garniturë e politikes por në mënyrë antropologjike, shkroi për shqiptaret dhe veten, për atë që pa e nuk duhej të ndodhte, për atë që mësoi e duhej ta përcillte, për atë që përjetoi e përballoi, ashtu siç ai e rrëfente “dhe unë gjatë gjithë kësaj jete, edhe në sistemin komunist jam përpjekur t’u tregoj që ata nuk ja kanë arritur qëllimit, nuk e kanë zhdukur njeriun tek unë. Këtë ia tregoj vetes.

Ka qenë një provë shumë e rëndë, ju s’mund ta kuptoni se jeni të rinj, por njeriu në kushte të jashtëzakonshme, mund të humbte aftësinë e të qenurit njeri”.

Në dukje i thjeshtë një pohim kësodore, por universal, gordian në çdo ditë të jetës së një individi, së një shoqërie së një kombi në përpjekje për të mos bjerrë humanizmin atë që bën dallimin mes lirisë dhe barbarisë, së drejtës dhe dhunës, së bukurës dhe banales, së vërtetës dhe propagandës!

Ky është thelbi i veprës së At Zefit, që në çdo ditëlindje të tijën na vjen për të na kujtuar se nëse duam mund të jemi të epërm mbi rrethanat, shqiptarë modern që i dinë rrënjët, shqiptarë europianë që duan njëri-tjetrin në diversitet”. “Rrno vetëm për me tregue” është libri themelor i shekullit të shqiptarëve, Pllumi demiurgu i tij asketik.

Tags: Agron GjekmarkajAt Zef Pllumi

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

19/06/2023
Pse ndjekësit adhurojnë luanin e “Big Brother VIP”?! Sociologia Marsi Simo: Të famshmit nuk lindin të tillë, ato i bëjmë ne!
Kryesore

Pse ndjekësit adhurojnë luanin e “Big Brother VIP”?! Sociologia Marsi Simo: Të famshmit nuk lindin të tillë, ato i bëjmë ne!

01/03/2023
Armando Dobra bën “bomberin” në Angli, goli i katërt për vitin 2023
Sport

Armando Dobra bën “bomberin” në Angli, goli i katërt për vitin 2023

11/02/2023
Arsenali dështon sërish në Premier League, Leicester mposht thellë Tottenham
Sport

Arsenali dështon sërish në Premier League, Leicester mposht thellë Tottenham

11/02/2023
Next Post
Zyrtari amerikan, letër Joe Biden: Kosova duhet të pranohet në NATO

Bota shumëpolëshe dhe vlera e vijës atlantike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In