Gazetarja Anila Hoxha reagon kundrejt deklaratës më të fundit të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj – ofenduese ndaj uniformës blu.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Hoxha shpreh indinjatën e saj, teksa i rikujton Lleshajt se janë 11 mijë policë në krye të detyrës, pavarësisht pagesës së ulët, dhe mënyrës se si trajtohen, si dhe 256 të plagosur dhe 4o policë të vrarë, në shërbim të së drejtës dhe vendit.
****
Janë 11 mijë policë në krye te detyrës. Paguhen keq. Me uniforma të dala boje dhe këpucë kartoni. Por ata vazhdojnë në Polici. Herë iu vënë shkelmin e herë iu hedhin krahëqafe dorën. Varet nga eprori.
Përdoren si t’i teket çdo mazhorance, here si kordele në protesta, here si krahë pune, here u shqepen gradat që t’i ngjiten “mikut të mikut”. Here flaken në rrugë e herë tradhtohen. Here i turrin “bjeri qerratait” e herë : qepju këmba kembes në drejtim të paditur…
Këta 11 mijë gra dhe burra dje e morën vesh që janë policë ndaj sillen me ta si nëpër anektoda.
Kanë dhënë jetën 224 policë që janë shpallur dëshmorë të atdheut. Ishin policë dhe vdiqën policë
Për 40 policë të vrarë, çështja e tyre është nën proces për t’u shpallur dëshmorë. Edhe ata ishin policë dhe vdiqën policë!
256 janë plagosur në aksione të ndryshme. I kanë kaluar përbri vdekjes! Edhe ata ishin dhe janë policë!
Që ti zoteria juaj!
Madhëria juaj!
Shkëlqesia juaj!
Të bëheshe ministër dhe t’i pështyje …m’u në zemër