Dikur

Ata qё patёn frikё nga e ardhmja





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:30 - 16/03/20 |
mapo.al

(Njё tragjedi nё dy akte)


Nga Prof.Dr. Albert Frashёri



Shekulli XX krijoi njё eksperiment gjigant, absurd e tё dhunshёm qё pretendonte tё lumturonte njeriun duke e ndarё varfёrinё mes qytetarёve nё pjesё tё barabarta. Ky naivitet solli vetёm mjerim dhe zhgёnjim. Jeta, Universi dhe evolucioni i tyre konsistojnё nё spontanitetin e diferencave qё, nga ana e tyre, krijojnё lёvizjen, zhvillimin, konfliktin, luftёn dhe paqen. Viktimat e tragjedisё sё viteve 1944 – 1990 e kuptojnё qartё kёtё parim universal. Brezat, pёrkundrazi, nuk do arrijnё ta kuptojnё dhimbjen dhe kuptimin mё tё thellё tё asaj tragjedie, pa analiza bindёse individuale e kolektive. Kjo mosnjohje do tё mund ta shtyjё qytetarin kah njё lloj nostalgjie pёr tё kaluarёn e tё krijojё pasoja fatale pёr mbarё kombin.


Kush ka jetuar vuajtjen, tej pёrmasave tё tolerueshme nga njeriu, hyn nё njё fazё tё pafund meditimesh. Tё persekutuarit nё radhё tё parё dhe jo vetёm ata. Fillimisht, menjёherё pas çlirimit nga e Keqja, jetohet njё gjёndje gёzimi e pamasё qё tё pushton e gati gati tё fut frikёn. Kjo do tё ishte trauma e çlirimit. Njё traumё qё i ngjan njё deti tё qetё pёrherё e mё tё thellё. Pikёrisht kur drama ka mbaruar, vjen ndriçimi tronditёs i vetёdijes: poshtёrimi prej nёnshtrimit total shndrrohet nё njё vuajtje tё pafund. Atёhere ndjehesh i zhytur nё detin e qetё e tё thellё tё vetёdijes pёr njё jetё tё dhunuar e tё dёshtuar dhe qё nuk ka shёrim nga kjo plagё. Mё tej horizonti yt mbetet i errёt dhe shpirti pёrjetёsisht i lёnduar deri sa tё merr vdekja.

* * *

Ishte njё vdekje e kёtyre ditёve tё fundit qё mё ringjalli ankthet e asaj jete qё shqiptarёt kanё njohur nё kurrizin dhe shpirtin e tyre.

Vdekja e qytetarit ashtë një ngjarje e skajshme e jetës, kuptimi dhe vlera e të cilës varen nga dy pamje të ekzistencës së tij: morali dhe humanizmi që kanë frymëzuar jetën personale, nga njëra anë, dhe thelbi biofizik i tij. Kjo e fundit ka të njëjtën vlerë për të gjithë njerëzit që bëjnë hije mbi truallin e lodhur të kësaj bote. Përkundrazi, humanizmi, mirësia, ndershmëria dhe trasparenca, sado modeste të jenë, përbëjnë vlerën që ai sjell në memorien kolektive. Ashtë pikërisht kjo vlerë që përcakton nderimin që secili meriton në aktin e fundit të jetës. Por jo të gjithë njerëzit e meritojnë këtë vlerë dhe nderim.

Në pikëpamje kulturore bashkëshortja e diktatorit u formua dhe u frymëzua nga vepra ogurzezë antinjerëzore e të shoqit. Vdekja e saj nuk mund të sillte dhimbje në mjedisin shqiptar, sikundër qytetarët e kanë shumë të qartë, pikërisht sepse ekzistenca e saj ka qënë një vakum i plotë i ndjeshmërisë njerëzore, i virtytit qoftë edhe si nënë. Kjo e fundit më bind sepse një grua që lind e rrit tre fëmijë nuk mund të bashkëjetojë më çfarosjen e ish kolegëve, me internimet e pafund e pa gjyq të familjeve shqiptare. Janë familje të pafajshme si ajo e Merlikave, biri i të cilës, Eugjeni, u internua së bashku me prindërit në moshën trevjeçare për 45 vite të pafund.

Vdekja e gruas së diktatorit Hoxha duhet t’i rikthejë mbarë kombit vetëdijen për nevojën e meditimit dhe njohjes së mirëfilltë të shkatërrimit që ai çift i solli vatanit. Fundi i tyre mё sjell ndёrmend tragjedinё Macbeth. Lady Macbeth, e penduar thellё pёr krimet e saja, çmёndet por ruan ende njё rreze drite nё ndёrgjegjen e saj. Nё ёndёr ajo flet me zё tё lartё duke fёrkuar vazhdimisht duart sikur kёrkon t’i lajё. Nё praninё e doktorit dhe tё damёs qё i bёnte shoqёri, rrёfen krimet qё kishte bёrё sё bashku me tё shoqin. Menjёherё pas rrёfimit Lady Macbeth vdes. I shoqi merr lajmin e vdekjes në fushën e betejës dhe me një monolog tipik shekspirian shpreh me hidhërim kotësinë dhe çmendurinë gjaksore të jetës.

Ne ia kemi kaluar tragjedisё morale shekspiriane. Zonja Macbeth e kombit shqiptar dhe i shoqi i saj nuk patёn as mё tё voglin tundim shpirtёnor. As edhe njё rreze drite qё tё zbulonte hipokrizinё dhe cinizmin e ekzistencёs personale, tё saj e tё tё shoqit. Njё ekzistencё qё nuk meriton tё quhet jetё.

Natyrisht ky meditim nuk pretendon të zbulojё të vërtetёn, atё qё populli njeh fare mirё. Janë thjesht mendime të një qytetari që, si shumica e shqiptarëve, jetoi me frikë dhe neveri atë kalvar të brohoritjeve hipokrite e të terrorit, të varfërisë e të mjerimit që i bënte njerëzit të mbylleshin në vetvehte e të vegjetonin të ndjekur nga hija e persekutimit kudo dhe kurdoherë. Vetëm në rolin e njeriut të pavarur cilido mund të shprehë një mendim objektiv. E kam fjalën për totalitarizmin e një të paudhi të sokakeve të Gjrokastrës fisnike e më pas të gruas së tij, asistuar nga lakeu i fundit i hoxhallarëve, një farё meskini i fryrё, Ramiz Alia. Ky i fundit, dy apo 3 vjet para vdekjes, deklaroi me paturpësi dhe cinizёm: “Ne kemi bërë edhe gabime në ekonomi, por vrasjet, jane shumë apo janë pak, nuk ka asnjë rëndësi t’i kujtojmë”. Kjo deklaratё konfirmoi opinionin e mbarё kombit qё e konsideron atё regjim si njё bandё kriminelёsh aq tё pashpirt sa tё quajnё tё parёndёsishme vrasjet, dёnimet dhe internimet masive tё qytetarёve.

Në jetën e shoqërisë mohimi i lirisë individuale e kolektive, varfëria dhe mjerimi shpirtënor, si në çdo vend të qytetëruar, meritojnë atë drejtesi që historia në shumë raste ka konfirmuar: proçesi i Norimbergut (1945-1946), proceset kundër genocideve serbe në Bosnjë, Kroaci e Kosovë, procesi politik e historik europian në krye të këtij shekulli që njohu krimet e turkut kundër armenëve, proçeset kundër kriminelëve të luftës në Gjermani pas vitit 1945, etj.

Totalitarizmi i Hoxhës në thelb përbën një formë moderne, ogurzezё dhe tё dёshtuar të despotizmit. Kam parasysh atë despotizëm që Illuminizmi dhe historia dënuan teorikisht dhe konkretisht sipas parimit të drejtësisë njerëzore. E drejta për jetën, për pronën dhe lirinë janë themeli e të drejtave natyrore të njeriut. Shteti i të drejtës sajuar nga Hoxha ishte despotik dhe imoral sepse tё tilla janё ligjet qё tradhёtojnё tё drejtёn natyrore tё njeriut. Historia i ka dёnuar kёto forma tё tiranisё nё tё gjitha kohrat.

Mbreti despot i Anglisë, Skocisë dhe Irlandës, Charles I (1600-1649), në janar 1649 iu nënshtrua procesit për tradhëti të lartë ndaj popullit dhe u dënua me vdekje. I prenë kokën në 30 janar 1649.

Mbreti i Francës, Louis XVI (1754-1793), akuzuar për despotizëm u gjykua në janar 1793 dhe u dënua me vdekje. I prenë kokën në 21 janar 1793 dhe pak më vonë edhe të shoqes që abuzonte nën hijen e të shoqit.

Dënimet domethanëse të dy sovranëve, Karta e të Drejtave (1689) në Angli, Deklarata e Pavarësisë të Sh.B.A. (1787) dhe Deklarata e të Drejtave të Njeriut dhe të Qytetarit (Francë, 1789) karakterizuan një shekull të ndritur për qytetërimin perëndimor.

Kalimi në heshtje i paudhësive kriminale të diktatorit Hoxha, duhet të rëndojë ndërgjegjen e shoqërisë. Kjo heshtje nuk i takon viteve fill pas diktaturës, por krejt të ashtuquajturës “koha e demokracisë”. Kaluan tre dekada, por të persekutuarit ende nuk kanë patur nga klasa politike dhe opinioni i përgjthshëm mbështetjen e duhur për të drejtat e tyre. Njё shtet, njё komb qё nuk ka aftёsinё tё formojё me bindje opinione koerente pёr problemet jetike dhe memorien historike tё tij, nuk mund tё ketё veçse njё tё ardhme tё mjegulluar.

* * *

Le të kujtojmё poetët martirë Vilson Bllloshmi (1948-1977) dhe Genc Leka (1941-1977) pushkatuar ne 1977. Faji i tyre? Kishin shprehur në vargje pesimizmin për jetën. Dënime të tilla monstruoze, kriminale dhe absurde nuk kanë ndodhur as edhe në mesjetë. Ky dënim në lulen e rinisë nuk mund të bëhej jashtë vëmendjes së N.Hoxhës që së bashku me Ramiz Alinë drejtonin, survejonin në pikëpamje politike artin dhe kulturën në përgjithësi. Ata njihnin edhe frymëmarrjen e çdo artisti dhe intelektuali të të gjitha fushave. A ashtë e mundur, pra, që një grua dhe i shoqi i saj të shprehin afeksion e dashuri për fëmijët kur duart dhe ndërgjegjja e tyre janë të gjakosura me jetën dhe mjerimin e një kombi? Të duash fëmijën nuk ashtë një meritë, sepse edhe kafsha e kujdes pjellën e saj. Të duash të afërmin ashtë një detyrë dhe virtyt. Më vjen keq ta shpreh, por në fakt fëmijët e tyre u rritën nga dy prindër, vrasës tinzarë e të pashpirt, dy kriminelë që i shpëtuan drejtësisë njerëzore në indiferencën e patreguar të të gjithë shoqërisë. Ata nuk kanë shprehur, thuajse kurrë, ndonjë mendim mbi tragjedinë që jetoi kombi për një gjysëm shekulli. Por ka edhe raste të pakta si, fjala vjen, Bashkim Shehu apo Fatos Lubonja. Kёta dy intelektualё, njerёz tё lirё e tё pavarur, kanё shprehur qartё e publikisht mendime kritike ndaj totalitarizmit tё Hoxhёs, edhe pse etёrit e tyre i pёrkisnin atij regjimi. Pra kjo ka qënë e mundur por jo të gjithë e kanë bërë. Madje disa syresh as e kanë kuptuar sepse u gatuan me bindjen që pushteti dhe privilegji u takonte si një e drejtë mbretënore.

Viti 1991 shënoi rrënimin dhe shëmbjen pa dinjitet të regjimit totalitar. Pa dinjitet sikundër të gjitha klikat komuniste të Europës Lindore. Në historinë moderne në shumicën e rasteve diktaturat kanë pësuar këtë fat së bashku me diktatorët perversë e të pashpirt. Si përfunduan Çaushesku dhe e shoqja e tij? Hitleri nuk pati guxim ta përballojë gjykimin e drejtësisë dhe i vuri flakën vetes duke tërhequr në atë fatalitet edhe jetën e një vajze të re. Ndoshta që të mos gjendej i vetëm por të bënte dashuri në mjerimin acar tё pasvdekjes. Atë dashuri që nuk e pati njohur sa ishte gjallë. Po ashtu edhe Musolini që aq frikë kishte nga vdekja. Ai u përpoq t’ia mbathte i shoqëruar nga një grua e re, por nuk ia doli dhe përfundoi në litar së bashku me të dashurën e tij. Diktatorët fshihen dhe vdesin si lepuj. Ata gëzojnë lavdinë hipokrite të një çasti për tu mbuluar me turp në përjetësi.

Vdekja e N.Hoxhës meriton një retrospektivë për të njohur rolin e saj në çfarosjen makabre të klasës politike në Shqipëri e për ta zavendësuar atë me figura të reja, shpesh herë të rëndomta e të paafta. E jona ishte një tragjedi në dy akte e braktisur nё harresё sikur të ishte një kuriozitet i kohës së shkuar.

Nё krye tё viteve ’70 Hoxha pësoi një infarkt që ndryshoi rolet e bashkёshortёve nё raport me pushtetin. Problemi numur 1 kishte të bënte me pasvdekjen e tij. Le tё shohim si evolon gjendja duke filluar nga koha e luftёs e duke ndjekur sekuencёn e ngjarjeve para dhe pas vdekjes së diktatorit.

* * *

Akti i parё (E.Hoxha)

Faza e parë e krimeve ashtë e gjithë periudha e luftës gjatё tё cilёs vranë e prenë kudo që shkelën. Disponohen dokumenta qё vёrtetojnё urdhёrat e Hoxhёs, si fjala vjen, “Gjejini e arrestojini kudo që të jenë borgjezë e intelektualë”, urdhëron ai Dali Ndreun e Mehmet Shehun, “e pushkatojini pa gjyq e menjëherë. Kështu ta marrin vesh që tani komandojmë ne.” [Libri “E. Hoxha”, B.Fevziu, faqe 140, Tiranë, 2011] Janё dhjetra mijra viktimat, pёrfshirё edhe shumicёn dёrmuese tё patriotёve qё gjendeshin ende nё Shqipёri.

Faza e dytë, menjëherë pas nëntorit 1944: Hoxha arrestoi, internoi e vrau të gjthë ata që njihnin të kaluarën e tij, shokë e shoqe të shkollës, bashkeqytetarë të Gjirokastrës, dëshmitarë të paudhësive e të stilit të jetës së e tij: bashkënxanës e profesorë të nderuar si Farudin Angoni, Hasan Jero, Foto Bala, Fejzi Dika, etj. Veçanërisht domethanës ashtë krimi ndaj Sabiha Kasimatit, ish shoqe klase e liceut. Ajo kishte studjuar ne Itali dhe njihet si gruaja e parë shkencëtare e Shqipërisë. Sabihaja i pati vajtur në zyrë Enverit për t’i shprehur shqetësimin për gjëndjen e rëndë dhe terrorin që vendi po jetonte pas luftës. Ai nuk e harroi kritikën e ish shoqes dhe, nё rastin mё tё parё e përfshiu në njё listë edhe emrin e saj. Sabihaja ishte vetëm 39 vjeçe kur një togë pushkatimi qëlloi mbi të pa asnjë vendim e as dënim me vdekje. Nuk vdiq nga plumbat dhe ushtarët e vranë me kondakët e pushkëve. Ishte 22 shkurti ogurzi i vitit 1951. U pushkatuan pa gjyq 22 të pafajshëm.

Periudha e pasluftës njohu periodikisht pogrome ndër njerëzit e regjimit dhe qytetarët e pafajshëm, në kërkim të armikut të përhershëm deri sa u arrit në pragun e viteve ‘70. Kombi u ligështua nga ai ambjent i dënimeve të vazhdueshme që fillonin nga qytetarët e thjeshtë e deri në rangjet e nomenklaturës partiake. Paranoja e Hoxhës dhe ambicja e pafundme, mungesa e urtësisë dhe mediokriteti politik i tij e shndrruan këtë vend të shumëvuajtur e martir në një kamp përqëndrimi. Le te shohim aktin e dytë të tragjedisë shqiptare.

* * *

Akti i dytё, N.Hoxha

Pas goditjes që pësoi arti dhe kultura me dënime të rënda e të pamerituara në periudhën 1972-73, rёndimi i sёmundjeve të Hoxhës merr forma tё pakthyeshme. Komprometohet aftësia e tij jo vetёm nё pikёpamje fizike por edhe mendore. Në disa fjalime, nga videot që disponohen, shihet që shpesh herë flet kodra mbas bregu dhe Ramizi i rri pranë në rolin e souflerit. Familjes Hoxha i doli në plan të parë sigurimi i pushtetit edhe nё pasvdekjen e tё jatit. Gruaja e tij, sikundёr dёshmojnё ngjarjet, mishёroi me vendosmёri kёtё ambicje duke synuar eliminimin e figurave që kishin popullaritet. Kёtё e bёri duke pёrdorur si mёkambёs tё saj njё nga lakejtё e atij regjimi, R.Alia.

Viti 1974 – Eliminimi i figurave kryesore të ushtrisë duke filluar nga B.Balluku. Pёr kёtё qёllim u pёrdor zelli i Mehmet Shehut. U arrestuan e pushkatuan kuadrot më të njohura të ushtrisë. Të gjithë si agjente të UDB-së e të imperializmit angloamerikan.

Viti 1975 – 77 u eliminuan figura të rëndësishme të ekonomisë. Kuadro të industrisë së naftës dhe ministrat kryesorë u arrestuan dhe u dënuan me burgime të renda, me pushkatime dhe me internimin e familjeve të tyre. U arrestuan në 1975 dhe u pushkatuan ne 1977. Edhe këta si agjente të UDB-së e të imperializmit angloamerikan.

Viti 1981 – Mbetej Mehmet Shehu që u perdor kundër armiqve ushtarakë. Për të zhdukur Mehmetin u përdor zelli i kriminelit Kadri Hazbiu, ministër i mbrojtjes. Edhe Mehmeti u shpall agjent i angloamerikanëve dhe i KGB_se sovjetike. Vrau veten apo e vranë, kjo nuk ndryshon thelbin e tragjikomedisë.

Viti 1982 – Nga banda e vjetër e ithtarëve të Hoxhës kish mbetur Kadri Hazbiu, ministër i mbrojtjes që do i vinte kapak asaj batërdije histerike e kriminale. Ai me sa duket nuk e dinte që në krye lahet tenxherja, pastaj i vjen radha kapakut. Pra u arrestua edhe ai bashkë me ministrin e brendshëm Feçor Shehu, një tjetër figurë e urryer e pa skrupull e asaj kohe. I pushkatuan, edhe ata, si agjentë të angloamerikanëve dhe të KGB_së sovjetike.

Në këtë periudhë figurat e dënuara u zavendësuan me njerëz të rinj, deri edhe shoferë a punëtore të fushave pa asnjë aftësi e as përvojë në politikën aktive. Ishin figura që dalloheshin vetëm për bindjen e verbër dhe paaftësinë për të menduar me kokën e tyre. Pra në periudhën tranzitore të shuarjes së diktatorit, e shoqja e tij dhe mëkambësi i saj R.Alia sollën një tufë me njerёz mediokёr në krye të vendit. Ky ishte akti i dytë i bёmave të çiftif Hoxha.

* * *

Tragjedia e totalitarizmit tё Hoxhёs nuk do harruar, por kjo nuk mjafton. Ajo së pari duhet studjuar e kuptuar me mënçuri, dinjitet dhe vendosmëri. Në themel të atij totalitarismi shohim dy pamje konfliktuale. Nga njё anё qytetarёt qё vuajtën me frikёn e së tashmes, por me shpresë për një dritë në të ardhmen. Ky realitet i qytetarit kishte njё pamje antisimetrike: çiftin Macbeth të Shqipёrisё që dita ditës e shihte pushtetin të zvetënuar, të mavijosur e të qelbur nga krimi. Ata jetuan për të ruajtur atë të tashme me frikë deri në palcë për të ardhmen. Aq të madhe e kishin frikën sa u detyruan të vrasin pa mёshirё. Përkundrazi, viktimat e asaj klike, njerёzit e thjeshtё, shpresuan nё dritёn e së ardhmes dhe nuk u hoqёn zvarrё nё batakun e vrasjeve dhe tё hakmarrjeve. Ata ruajtën të pastër fisnikërinë, dinjitetin dhe bindjet e tyre për jetën dhe shoqërinë. Tjetër problem ashtë drejtësia. Njeriu dhe kombi me dinjitet duhet ta mbrojnë të vërtetën historike me çdo kusht dhe të gjykojnë paudhësitë e despotit, qoftë edhe pas vdekjes së tij.

Terni, 1 mars 2020 – 11 mars 2020


Etiketa: ,

Pas