fbpx

Sport

Atalanta firmos me ukrainasin, blerja më e shtrenjë në histori





               Publikuar në : 16:42 - 16/07/19 |
mapo.alm

Nënshkrimin me Ruslan Malinovskyi Atalanta e ka bërë zyrtare tashmë. Mësohet se Ruslan u ble për 17 mln euro nga Genk, duke u bërë blerja më e shtrenjtë në historinë e këtij klubi.


Ukrainasi luan si mesfushor i majtë dhe në sezonin e fundit ka shkëlqyer në Belgjikë, duke u bërë protagonist me 13 gola dhe 12 asiste në 37 ndeshje të luajtura nga 40.



26-vjeçari është protagonist edhe tek përfaqësuesja ukrainase, aty ku trajneri Shevchenko e ka aktivizuar rregullisht dhe tani numëron 22 ndeshje.


Malinovskyi cilësohet si ndër lojtarët me të ardhme të ndritur dhe shikohet si një investim i mirë nga klubi zikaltër, pasi pritet që vlera e kartonit të tij të rritet shumë shpejt.


Etiketa: , , ,

Pas