Aktualitet

Atalanta fiton dhe me mungesa, Parma thjeshtë iluzion





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:30 - 28/07/20 |
mapo.al

Atalanta fitoi një ndeshje jo me shumë vlerë ndaj Parmës me rezultatin 1-2 në transfertë. Skuadra e Gasperinit vinte me mungesa, pasi trajneri vendosi të linte pushim titullarët për sfidën kundër PSG që do të luhet në Champions.


Pjesa e parë u mbyll me fitoren e Parmës me rezultatin 1-0.


Kulusevskit dërgoi topin në rrjetë për 1-0 në minutën e 43′ pas një pasimi të mirë të Gervinhos. Lojtari i ri n uk festoi në respekt të së kaluarës tek Atalanta.


Pjesa e dytë foli për miqtë që arritën të kthenin rezultatin. Malinosky barazoi nga një goditje dënimi, pasi muri i Parmës u ça nga goditja e tij e fortë. Goli i avantazhit u realizua nga Papu Gomez.


Kapiteni Gomez realizoi një supergol në minutën e 84′ nga distanca. Ai ndërmori një aksion personal dhe la në vend portierin kundërshtar.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas