Aktualitet

Atalanta i jep leksion Liverpulit dhe kthehet në garë, gati finalja me Ajaksin








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:30 - 25/11/20 |
mapo.al

Atalanta ka dhënë një leksion të mirëfilltë futbollit në një nga tempujt e këtij sporti, në “Anfield”, duke mundur Liverpulin vendas me një paraqijte mbresëlënëse. Nëse pak javë më parë të kuqtë shpërbënin ekipin italian në fushën e këtij të fundit, sot ka ndodhur e kundërta, pasi në fushë dukej thuajse vetëm një skuadër.



Atalanta dhuroi futbollin e saj të rrjedhshëm ofensiv dhe këtë herë Liverpuli e kishte të vështirë t’i përgjigjej ritmit të italianëve. Këta të fundit, dominuan dhe gjetën më në fund golin në minutën e 60 me Iliçiç, pas një aksioni i cili duhet treguar në çdo shkollë futbolli si shembull.


Pak minuta më vonë, goli i Gosens mbylli diskutimin, pasi me shifrat 2-0 të kuqtë e kuptuan se nuk ishte ditë për ta dhe u dorëzuan përballë italianëve që morën tri pikë shumë të rëndësishme për vazhdimësinë. Ata tashmë kanë 7 pikë, 2 më pak se Liverpuli kryesues dhe po aq sa Ajaksi, me sfidën mes këtyre dy skuadrave që do të jetë një finale e vërtetë.







Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas