Paris Saint Germain dhe Reali i Madridit janë praktikisht pjesë e fazës së 1/16-ave të UEFA Champions League. Francezët kaluan minimalisht Club Brugge me rezultatin 1-0, për të koleksinuar fitoren e katërt në grupin A.
Mauro Icardi shënoi golin me vlerën e tre pikëve, që i ngjit kampionët e Ligue 1 në kuotën e 12 pikëve. Po në këtë grup, Reali i Madridit shkatërroi me shifrat 6-0 Galatasaray. Spanjollët realizuan goleadë kundër turqëve dhe ngjiten në vendin e dytë në kuotën e 7 pikëve.
Rodrygo dhe Karim Benzema shënuan një dopietë, ndërkohë që Sergio Ramos realizoi golin e 3-0.
Fitore me goleadë arriti edhe Tottenham Hotspur, e cila mposhti 4-0 Crvena Zvezda. Pas këtij tre pikëshi londinezët ngjiten në kuotën e 7 pikëve, kundrejt 12 pikëve të Bayern Munich. Ndërkohë, serbët qëndrojnë në vendin e tretë me 3 pikë.
Barazim mes Dinamo Zagreb dhe Shakhtar Donetsk e cila u mbyll në shifrat 3-3.
Barazim 1-1 për Manchester City, që befasohet nga Atalanta. Tashmë, kampionët e Premier League numërojnë 10 pikë në vendin e parë në grupin C.
Befasia vjen nga Gjermania, aty ku Bayer Leverkusen fitoi 2-1 ndaj Atletico Madrid. “Aspirinat” marrin një fitore jetike, ndërkohë që Atletico mbetet në vendin e dytë me 7 pikë.
.
iego Costa, Hermoso