fbpx

Aktualitet

Atalanta shmang humbjen në fund, protestojnë lojtarët e Napolit





               Publikuar në : 21:03 - 30/10/19 |
mapo.alm

Dueli që ka hapur ndeshjet e sotme në Serinë A, ai mes Napolit dhe Atalantës është mbyllur në barazim pa gola, duke bërë që këto skuadra të humbin disi terren në krahasim me kreun duke llogaritur e Interin.


Në një sfidë ku pritej shumë spektakël në fushë, dueli ka qenë mjaft i bukur dhe i luftuar, me Napolin që gjeti i pari golin falë goditjes me kokë të Maksimoviç. Por në fundin e pjesës së parë, Frojler barazoi shifrat kur i kaloi topin mes këmbëve Meret, i cili nuk ishte pozicionuar mirë para tij.



Milik goditi traversën në të dytën, para se të shënonte i qetë në portën e boshatisur pas daljes së gabuar të Golinit. Por në minutën e 86-të ishte Iliçiç ai që shënoi pas një përgjumje të mbrojtjes vendase e cila në mënyrë të pashpjegueshme e la të vetëm në zonë. Ndërkohë, napolitanët të tërbuar kërkonin me ngul anulimin e golit, duke pretenduar se më parë VAR duhej të kishte dhënë një penallti për një rrëzim në zonë të Jorente.


Protestat bënë që si menaxheri i Napolit, ashtu edhe trajneri Ançeloti të largoheshin me karton të kuq nga pankina, ndërsa ndeshja u mbyll mes vërshëllimave pas 8 minutave shtesë të akorduar nga gjyqtari. Barazimi 2-2 nuk kënaq asnjë prej skuadrave, aq më pak Napolin që mund ta shohë veten të parakalohet nga Roma në klasifikim.


Etiketa: , , ,

Pas