KMR

“Atë që do korrni do mbillni”,zv/ministrja ka një shpjegim për gafën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:49 - 01/05/19 |
mapo.al

Zv/ministrja e Arsimit Lorena Haxhiu u bë hit në median online për shkak të një shprehje të deformuar që artikuloi në panair. Nga të gjithë u konsiderua “gafë” apo më e pakta “lapsus” , por Haxhiu nuk e pranon. Ajo ka një shpjegim për deformimin që i bëri shprehjen së njohur popullore “Cffarë do mbjellësh do të korrësh”.


Më poshtë reagimi i plotë i zv/ministres:



“Ka tekst, por ka edhe kontekst” – citonte dikur një profesori im në auditoret e Fakultetit.
M’u kujtua sot, teksa portalet e futën në makinerinë e tyre dhe e nxorën të deformuar e jashtë kontekstit fjalën time të djeshme në çelje të Panairit të Punës.


“Atë që ju do të korrni (në panairin e punës), atë do të mbillni dhe në të ardhmen (në tregun e punës)!” ishte fjalia ime përmbyllëse drejtuar të sapodiplomuarve, teksa prisnin të vizitonin stendat, për të korrur frytet e punës së tyre, pas vitesh të tëra studimi, lodhjeje, mundi e sakrifice. Duket që nuk paska patur mjaftueshëm lajme të këqija dje…”

*Dëgjojeni edhe njëherë Lorena Haxhiun kur thotë “çfarë do të korrësh, do të mbjellësh”.

Zevendesministrja, Lorena Haxhiu gafa behet virale on Vidnews.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas