Aktualitet

Atë që nuk na e sollën gomerët, na e premtojnë yjet





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:22 - 02/06/20 |
Nga Ted Kopliku

Në lindje dhe lulëzim të demokracisë (të pakten ai regjim politik ku u frymëzuan demokracitë e sotme), në shekullin e 5-të para lindjes se Krishtit, tempulli i saj në Athinë arrihej me gomar nga trojet shqipfolëse sot.


Ndoshta në kohë shumë larg, për të arritur demokracinë direkte në hapësirë, të mjaftonte një gomar.


Duke pasur historiane si Paskal Milo e Pëllumb Xhufi, tezat, hipotezat apo qoftë edhe endrrat që edhe të parët tonë kane qene arkitekte te kesaj demokracie, bien poshte. Megjithate, duke pare gjeografine dhe realitetin historik, me siguri ne ADN-ne tone ka dicka te atyre qe e shpiken kete sistem, qe sipas Churchill, eshte regjimi me pak i keq. Kur ne territoret qe sot demokracia lulezon, hallet ndaheshin me ligjin e forces, jo larg trojeve tona, fjala e vota benin sens. Gomereve i hipem e i zbritem.


Kaluan shekuj dhe gomereve i qelloi te na hipnin e te na drejtonin. Gomeret me pas i beme profesore, doktore, historiane, ministra, kryeministra e presidente, por gomeret nuk na e sollen asnjehere ate qe ndoshta te paret tone i dhane botes. Ate qe gomeret nuk na e (ri)sollen na e premtojne yjet, STAR-et po them qe te mos ngaterrohet me parashikimin e fatit.


Nje tjeter paradoks eshte i lidhur me fjalen “revolucion”. Origjina e fjales “revolucion” eshte e lidhur ngusht me yjet, dhe me levizjen ciklike te tyre. Fjala revolucion ne filimet e saj eshte levizja perseritese e yjeve apo trupave qiellore. Si shume fjale te tjera edhe fjala revolucion evulon deri ne ate pike sa sot te jete krejt e kunderta e asaj qe ishte ne origjine. Sot fjala revolucion ka kuptimin e nje ndyshimi te papritur ne rendin politik e social. Nje revolucion i premtohet sot nga foltoret mediatike shqiptareve: revolucioni qe do na dhuroje demokracine, garen dhe drejtesine. Mjaftonka te ndryshojme ca rregulla loje.

Ne zemer te debatit mbi sistemin zgjedhor, yjet e televizionit, si oratoret e Greqise se lashte, na premtojne qe nepermjet nje sistemi STAR-esh televiziv te na ndertojne nje Shqiperi yll, ku liria, vendimmarrja, bashke me to edhe nafta e kromi i kthehen shqiptareve.

Pra, ne nje thes ne Tirane do mblidhen votat e gjithe shqiperise. Proporcionali me lista te hapura eshte sistem STAR-esh televiziv sepse ata qe do kene hapsira, mbi te gjitha mediatike, do shndrisin ne politiken shqiptare dhe hallet e Thethit do i zgjidhin cuna nga Tepelena. Mjafton te flasi bukur, ca dhembe te mirevendosur dhe ca syze qe fshehin cdo lloj dyshimi. Ta mendosh, Sajmir Tahiri me siguri do fitonte edhe pa sigel ne kete sistem, mjafton te kishte ca mbeshtetje financiare.

Sistemi qe premton gare te paster, sipas mendimit tim, do i heq autoritetin kryetareve-pronare te partive politike dhe do ja jape pronareve-kryetar te mediave, duke i dhene cunave te bllokut mediatik fuqine qe kishin 50 vite cunat e bllokut politik. Per sa i perket autokracise, mjafton t’ia kundershtosh kete sistem ketyre qe e propozojne.

Ata te rreshtojne gjithe listen e formacioneve qe te mungojne per te folur mbi sistemin zgjedhor, nderkohe per ta mbeshtetur kete sistem te mjafton nje llogari facebook-u. Shpesh me duken si priftat para se Bibla te printohej. Vetem ata e dine ca eshte e mire per ty dhe vetem ata kane librin per ta interpretuar.

Edhe Revolucionin Francez e bene juristet, por e bene duke ja bllokuar funksionimin shtetit e me pas i vune rregullat e lojes mbretit ne tavoline, duke i dhene gjithe botes Deklaraten e te Drejtave te Njeriut. Ne fund i prene dhe koken. Nderkohe, pasardhesit hipotetik te atyre qe shpiken Demokracine kerkojne fitore ne tavoline, pa krijuar asnje kunder-fuqi me pare. Ata madje nuk lodhen as te merren me mbretin, por si orakujt e Delfit, merren me koncepte abstrakte sic eshte edhe “sistemi”.

Kerkojne qe mbreti bashke me oborr te vetvriten dhe cunat te futen ne Versaje per te shndritur , duke i dhene keshtu drite e te ardhme shqiptareve.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas