Aktualitet

Atentat 23-vjeçarit në Theth, i riu i jep gaz makinës, plumbi e kap në dorë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:16 - 09/08/21 |
mapo.al

Një 23-vjeçar është plagosur në rrethana ende të paqarta në Theth.






Sipas njoftimit të policisë, “në qendrën shëndetësore të Thethit është paraqitur për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi Paulin Harusha, 23 vjeç, i cili në rrethana ende të paqarta, duke qarkulluar me mjetin e tij nga Thethi në drejtim të fshatit Nderlysë, dyshohet se është plagosur me armë zjarri.


Burime bëjnë me dije se në momentin që 23 vjeçari Harusha po lëvizte me mjetin e tij tip furgon, disa persona i kanë dalë para dhe kanë zbrazur karikatorët. Fatmirësisht plumbat e kanë prekur në pjesën e krahut dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.







Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.




1




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas