Arkiva 2

Atentat 30-vjeçarit në Elbasan, mbetet i plagosur






               Publikuar në : 02:12 - 01/07/19 |
mapo.al

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak çaste më parë në fshatin Broshkë, në aksin rrugor Peqin-Elbasan. Mësohet se i plagosuri është shtetasi me iniciale S.B, 30 vjeç.


Ai ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij me targë AA 333UZ . Pikërisht në këtë moment është qëlluar me armë zjarri nga një person tjetër, i cili ende nuk është identifikuar.

Ndaj tij është qëlluar me tre plumba, por fatmirësisht 30-vjeçari është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Policia po punon për identifikimin dhe më pas kapjen e agresorit.


Etiketa: ,

Pas