Një 60-vjeçar në Kurbin është plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:25, në Mamurras.
Gazeta MAPO mëson se i plagosur ka mbetur Myslym Lika, i cili është qëlluar me disa plumba në Mamuras, por vetëm 3 prej tyre i kanë prekur trupin.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSH-së po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
“Në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi M.L.,60 vjeç,banues në fshatin Gjorëm,Kurbin i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Myslym Lika ka qenë i dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e dy personave dhe kishte vetëm pak kohë që ishte liruar nga burg.
Myslym Lika është dhe babai i Ilir Xhepajt alias Lika, njërit prej autorëve që ishte pjesë e grupit që qëlloi Bujar Likën dhe biznesmenin e kazinove Paulin Gjergji, të cilët u ekzekutuan në Mamurras.
Bujar Lika dhe Paulin Gjergji