Friday, May 27, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Atentat me armë zjarri në Berat, plagoset i riu

by mapo.al
19/08/2021
in Aktualitet, Kronika, Kryesore
0

Një atentat me armë është regjistruar pak minuta para mesnatës së djeshme në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat. Plagosja ka ndodhur në rrugën e xhamisë, në vendin e quajtur “Kinoklubi”.

24-vjeçari Tajar Fetiu ka qenë duke hyrë në këmbë në rrugicën e shtëpisë së tij, kur një person i ka shkuar me vrap nga pas dhe i ka qëlluar 6 herë me pistoletë.

Plumbat e pistoletës e kanë prekur të riun në bark, duke e rrëzuar përtokë. Mësohet se autori, pasi e ka goditur disa herë me armë Fetiun, është larguar përmes rrugicave të lagjes.

I plagosuri Tajar Fetiu është transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat, por për shkak të gjendjes së tij të rëndë ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Pas plagosjes në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore, që kanë kryer për disa orë këqyrjen e vendit të ngjarjes, ku kanë gjetur edhe 6 gëzhoja pistolete.

Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se janë sekuestruar edhe kamerat e disa bizneseve përreth dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Nuk dihen ende shkaqet e plagosjes së 24-vjeçarit, që jetonte prej shumë vitesh në Tiranë dhe kishte ardhur në qytetin e Beratit për të ajrosur shtëpinë e vjetër të familjes.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se vetë i plagosuri Tajar Fetiu jetonte prej vitesh në Londër dhe kthehej çdo vit në verë për pushime.

Të njëjtat burime pohojnë se i plagosuri nuk është njohur si djalë problematik, ndërkohë që nga policia konfirmohet se nuk ka precedentë të mëparshëm penal.

Tags: Beratplagoset i riute shtena me arme zjarri

JU SUGJEROJME

Ja pse Rusia po përpiqet të pushtojë Ukrainën Lindore
Bota

Ja pse Rusia po përpiqet të pushtojë Ukrainën Lindore

26/05/2022
“E vrava kolegun polic se më ngacmonte”/ Bulizmi në ambientet e punës, si mund të shpëtojmë jetë
Aktualitet

“E vrava kolegun polic se më ngacmonte”/ Bulizmi në ambientet e punës, si mund të shpëtojmë jetë

26/05/2022
7 persona të vrarë nga bombardimet ruse në Kharkiv
Bota

7 persona të vrarë nga bombardimet ruse në Kharkiv

26/05/2022
Polici tregon çfarë ndodhi mes kolegëve Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit para vrasjes
Aktualitet

Polici tregon çfarë ndodhi mes kolegëve Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit para vrasjes

26/05/2022
Next Post
Jetonte prej vitesh në Londër, kush është i riu që u plagos në Berat (FOTO)

Jetonte prej vitesh në Londër, kush është i riu që u plagos në Berat (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Ja pse Rusia po përpiqet të pushtojë Ukrainën Lindore
  • “E vrava kolegun polic se më ngacmonte”/ Bulizmi në ambientet e punës, si mund të shpëtojmë jetë
  • 7 persona të vrarë nga bombardimet ruse në Kharkiv
  • Polici tregon çfarë ndodhi mes kolegëve Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit para vrasjes
  • Ish-konkurrentja e “Për’puthen” heq reçipetat në mes të rrugës



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : bleona.[email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In