Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në këto momente në qytetin e Vlorës. Sipas informacione paraprake të shtënat me armë zjarri kanë ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë .
Raportohet se për pasojë kanë mbetur 2 të vdekur dhe një person i plagosur jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se atentatorët kanë qëlluar nga një makinë dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Mësohet se autorët e ngjarjes pas atentatit kanë djegur dhe makinën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, për të zbardhur shkaqet e këtij konflikti.
Burime të Mapo mësojnë se dy viktimat janë identifikuar si Aures Rexho dhe Arjan Hasani, ndërsa i plagosuri është identifikuar si Armando Sulejmani.
“Pak minuta më parë në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë, kanë mbetur të vrarë dyshohet me armë zjarri 2 shtetas dhe 1 tjetër u plagos, në rrethana ende të paqarta. Një grup i posaçëm hetimor u ngrit menjëherë dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e ndalimin e personave të implikuar në ngjarje. Për shkak të hetimeve nuk mund të bëhen të ditura detaje të tjera”, deklaron zyrtarisht policia.