Aktualitet

Atentat me eksploziv në Durrës, në shënjestër njerëzit e Tragës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:24 - 16/03/13 |
mapo.al

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer pa shkaktuar dëmtime tek njerëzit që ndodheshin në makinën “Range Rover”






download (5)


Durrës Një atentat me dinamit me shënjestër një makinë “Range Rover” ka ndodhur mesditën e së premtes pranë një kompleksi tek “Ura e Dajlanit” në Durrës. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por në momentin e shpërthimit ndodheshin 2 persona në automjetin me targa AA 474 AA. Burime nga policia e qytetit kanë bërë të ditur se automjeti është në pronësi të Vilson Tragës, kushëri i Leonard Tragës, i arrestuar si autor i një vrasjeje në muajin korrik të vitit 2012. Nga të dhënat hetimore mësohet se dinamiti nuk ishte instaluar mirë, ndaj për këtë arsye dyshohet se gjatë ndezjes së automjetit ka shpërthyer duke rënë nga mjeti “Range Rover”. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm duke tronditur zonën, por fatmirësisht as 2 personat që ndodheshin në automjet, as dëshmitarë në vendngjarje nuk pësuan dëme. Policia është duke hetuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë. Vilson Traga, drejtuesi i mjetit të cilit iu vendos dinamiti, ka pohuar se dyshon që dikush e ka ndjekur dhe më pas i ka vendosur lëndën plasëse në makinë. Disa ditë më parë Policia e Durrësit arrestoi  Leonard Tragan, i cili ishte shpallur në kërkim për pjesëmarrje në një vrasje të dyfishtë, të ndodhur vitin e kaluar në Golem.  33-vjeçari Leonard Traga ishte shpallur në kërkim nga komisariati i policisë së Kavajës për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Personi i arrestuar do t’i dorëzohet për hetime të mëtejshme shërbimeve të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Tiranës. Hetimet vijojnë për zbardhjen e autorëve të ngjarjes.







1








Pas