Pronari i një lokali në Durrës, është vrarë me armë mbrëmjen e sotme rreth orës 18:00.
Leonard Murati ka humbur jetën në spital, pasi është qëlluar me armë në derën e lokalit të tij, nga persona ende të paidentifikuar.
Burime nga Policia e Durrësit kanë bërë të ditur se, ndaj Muratit ishte bërë edhe më parë një atentat, ku ai kishte shpëtuar pa lëndime.
Por plumbave të mbrëmjes së sotme nuk ka mundur që t’i shpëtojë, duke gjetur vdekjen në spital, për shkak të plagëve të marra.
Viktima mësohet se ishte me precedentë penalë dhe akuzohej se në vitin 1999 kishte vrarë me armë Nuhi Ilmiun dhe për pengmarrjen e Artan Ilmiut.
Ç’ po pastrohet Shqipnia prej berllokëve. Keshtu do ta pesojne te gjithe ata qe grabisin, vrasin e perllunojne. N’ vorr, per horr!