Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në zonën e quajtur “Bishti i Kalldrëmit” në Vlorë.
Nga raportimet paraprake dyshohet se një person ka humbur jetën. Ai po udhëtonte me një automjet tip BMW X5 kur ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi.
Identiteti i personit që ka humbur jetën nuk dihet ende. Ai ka mbetur i plagosur rëndë nga të shtënat dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, por mësohet se nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policise si dhe ekspertët e grupit hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.