Aktualitet

Atentati/ Bledar Birçaj shoqërohej nga një person tjetër, u hodh nga makina














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:39 - 10/05/21 |
mapo.al

Detaje të reja janë mësuar nga atentati i sotëm i ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”, në qytetin e Vlorës, ku mbeti i plagosur shtetasi Bledar Birçaj 40-vjeç.






Burime bëjnë me dije se në automjetin “BMW X5” që u qëllua me breshëri kallashnikovi, ndodhej një person tjetër.


Pasagjeri ka shpëtuar pasi është hedhur nga makina në kohën e duhur dhe është fshehur mes pallateve, ndërkohë që nuk bëhet ende me dije identiteti i tij.





Mësohet se në drejtim të makinës së tyre është gjuajtur mbi 15 herë me një armë automatike.



40-vjeçari Bledar Birçaj rezulton me precedent penal në fushën e narkotikëve. Ndërsa në vitin 2011 është akuzuar për një vrasje.



Prej disa vitesh ai dispononte disa biznese në qytetin e Vlorës.

112


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas