“I forti” i Krujës, Durim Bami dyshohet të ketë qenë objektiv i atentatit pasditen e djeshme në Tapizë të Krujës, ku mbeti i plagosur Ervin Kodra.
Të dy kushërinj me njëri-tjetrin, Bami dhe Kodra po udhëtonin me makinë kur ndaj tyre u qëllua me breshëri kallashnikovi. I plagosur mbeti Ervin Kodra, ndërsa Durim Bami arriti t’u shpëtojë plumbave.
Policia gjeti sot një automjet të djeguri cili dyshohet se iu përket autorëve të atentatit. Nisur nga dinamika, dyshimet e para të grupit hetimor janë ato të një atetati të mirëorganizuar për ekzekutimin e Durim Bamit, por që dështoi.
Durim Bami është një person i njohur për drejtësinë, pasi në 2004 ka qenë i dyshuar për tentativë vrasje.
Durim Bami përmendet edhe nga familjarët e Enver Stafukës, që sipas tyre, u rrëmbye për shkak se ishte në dijeni të krimeve të bandës ku ishte pjesë edhe Bami. Bami është i njohur edhe për atentatin e pretenduar nga Tom Doshi. Ngjarja rezultoi se ishte e sajuar.
Për këtë atentat të pretenduar në dyert e Prokurorisë përfunduan të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit.
LEXO EDHE:
Etiketa: atentati, atentati me arme zjarri, Durim Bami, Ervin Kodra, Krujë, Tapize