Arkiva

‘Atentati’ i 1990-ës/ Dinamiti ndaj monumentit të Stalinit në qendër të Tiranës








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:33 - 29/03/18 |
mapo.al

Nga Kastriot Dervishi


Në orën 20:30 të datës 28/03/1990 ndaj shtatores së Stalinit përballë Galerisë së Arteve Figurative në Tiranë u hodh një sasi dinamiti.


Ngaqë autori i këtij akti, Bujar Nallbani, veproi i vetëm me nipin e tij në këtë aksion, ngjarja mbeti pa autor. Nallbani ishte afër godinës së Lidhjes së Shkrimtarëve kur dëgjoi shpërthimin.



Si në rastin e dinamitit në legatën sovjetike të vitit 1951, organet e Sigurimit vepruan me të njëjtën metodologji, ndaluan 247 persona nga radhët “e elementëve në përpunim e të evidencuar si kontingjent armik me rrezikshmëri” (asnjëri nuk kishte lidhje me ngjarjen), si dhe kryen 453 takime me agjenturën.


Në dallim nga rasti i vitit 1951, këtë herë nuk pati ekzekutime.


Shtatoret e Stalinit u hoqën, sipas një skenari stalinist në orën 24.00 të 21 dhjetorit 1990.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas