Ndër shumë persona që janë marrë në pyetje për atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoja në Durrës është edhe një vajzë e njohur e showbizz-it.
Burimet konfidenciale thanë për Mapon se ajo kishte komunikime të shpeshta telefonike me të arrestuarin Redjan Rraja. Ende nuk dihet lidhja mes tyre, por ajo ç’ka dihet është se policia pasi e ka marrë në pyetje i ka sekuestruar telefonin celular, vajzës në fjalë.
Hetuesit e kanë pyetur nëse ka patur dijeni për konfliktet e Rrajës, por ajo nuk ka pranuar të japë shumë shpjegime. Pas marrjes në pyetje përreth një orë ajo është lënë e lirë.
Vajza e cila është marrë në pyetje në cilësine e personit që mund të kete dijeni mbi ngjarjen, ka punuar në një TV kombëtar dhe është me iniciale K.K.