Të tjera detaje dalin në pah nga vrasja e mbetur në tentativë e 27-vjeçarit në Vlorë.
Sipas burimeve brenda Policisë së Vlorës, Marjo Ferraj është sulmuar nga dy persona sapo ka dalë nga shtëpia, në lagjen “Partizani”, në momentin që do hipte në makinën e tij tip “Volkswagen Polo”.
Gjithashtu është konstatuar se gëzhojat e gjendura në automjetin e 27-vjeçarit, ishin të një pistolete.
Blutë e Vlorës bëjnë me dije se Marjo Ferrajt i është bërë një tjetër atentat në vitin 2017, duke i djegur qëllimisht një makinë tip “Benz”.
Prej mbrëmjes së djeshme, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli, po kqyren kamerat e sigurisë, me të cilat ishte e pajisur banesa e të riut, si dhe vijon krehja e zonës.