Është identifikuar autori i atentatit me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit një natë më parë, ku mbeti i vdekur në vend Bujar Lika (Hasani) 37 vjeç dhe i plagosur Paulin Gjergji 53 vjeç (i cili ndërroi jetë sot në mëngjes) dhe Kreshnik Tusha 21 vjeç. Burime për mediat, bëjnë me dije se ky i fundit është njëri nga autorët e atentatit.
Mësohet se Tusha ka qëlluar 5 herë në drejtim të Bujar Lika (Hasanit) duke i shkaktuar vdekjen e menjëherëshme.
Raportohet se viktimës Bujar Lika, i është gjetur në dorë një armë tip pistoletë, çka dyshohet se është përdorur gjatë shkëmbimit të zjarrit me Tushën, ku e la të plagosur këtë të fundit.
Kreshnik Tusha fillimisht është paraqitur në urgjencën e Laçit me plagë të rënda në pjesën e poshtme të trupit.
Dinamika e atentatit
Mbrëmjen e djeshme në ambientin e jashtëm të një hoteli në aksin rrugor Laç-Mamurras afër kryqëzimit të fshatit Gjormë u qëlluan me armë zjarri Bujar Lika (Hasani) 37-vjeç, që dyshohet se ishte shënjestra, ndërsa të plagosur mbetën Kreshnik Tusha 21 vjeç dhe Paulin Gjergji 53 vjeç, që ndërroi jetë disa orë më vonë te ‘Trauma’ në Tiranë.
Por si ndodhi ngjarja?
Bujar Lika dhe Paulin Gjergji që humbën jetën nga atentati kanë qenë bashkë ulur në lokal në momentin kur Kreshnik Tusha dhe një person tjetër ende i paidentifikuar qëlluan 5 herë me armë zjarri automatik.
***
Por kush është e shkuara e viktimës Bujar Lika (Hasanit)?
37-vjeçari rezulton një emër i njohur për policinë, pasi në vitin 2015 u përfshi në vrasjen e Enton Nikajt në Dajt, ndërsa një vit më pas u dënua nga gjykata me një vit burg.
Për vrasjen e Nikajt u dënuan Emiljano Tasho 16 vjet, Erjon Biraci 2 vjet, Ervis Martinaj 1 vit e 4 muaj, Mirsad Kuçana 1 vit e 4 muaj dhe Bujar Hasani 1 vit burg.
Viktima dyshohet se ishte mik i ngushtë i Ervis Martinajt, gjithashtu emër i njohur pas ngjarjes së 2018 në Bllok. Pranë trupit të viktimës që njihej me dy mbiemra, Lika e Hasani mbrëmjen e djeshme u gjet një armë, që nuk dihet nëse u përdor gjatë shkëmbimit të zjarrit.
Një natë më parë dyshimet e para ishin se autori ishte njëri mes dy të plagosurve, por është ende e paqartë. Ende nuk dihet se cili ka qenë roli i Paulin Gjergjit i cili ndërroi jetë në spital dhe të plagosurit tjetër.
LEXO EDHE:
https://gazetamapo.al/atentati-ne-lac-viktima-bujar-lika-dyshohet-mik-i-ervis-martinajt-detaje/
Laç/ Atentati me dy viktima dhe një të plagosur, shoqërohen mbi 30 persona