Aktualitet

Atentati me eksploziv në Tiranë – Drejtori i Traumës: Preng Gjini në gjendje të rëndë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:35 - 15/09/20 |
mapo.al

Drejtori i Spitalit të Traumës në Tiranë, Arben Zenelaj, në një lidhje telefonike për mediat, ka raportuar për gjendjen e Preng Gjinit, i plagosur rëndë nga atentati me lëndë plasëse në Tiranë.


Zenelaj thotë se gjendja e të plagosurit është e rëndë për jetën, por më ndryshe nga çfarë ishte në momentin që u paraqit.


Sipas tij, i plagosuri po operohet për dëmtimet e rënda që ka marrë, teksa mjekët janë fokusuar tek shpëtimi i jetës dhe tani po saktësojnë dëmet specifike.


“Ka mbërritur në gjendje të vështirë për jetën, është në operacion. Është diçka më ndryshe nga momentet e para. Situata mbetet në vështirësi.


Dëmtimet janë të rënda. Mjekët janë fokusuar tek shpëtimi i jetës, është në ndërhyrje kirurgjikale. Detajet janë të rezervuara. Në orët në vijim do të ketë informacione dhe përditësim”, tha Zenelaj.

LEXO EDHE: 

Atentati/ Pjesë e një seriali vrasjesh e hakmarrjeje që nis nga Rrësheni?

Atentati me minë të telekomanduar, ja kush ishte shënjestra (EMRI)


Etiketa: , , ,

Pas