Aktualitet

Atentati me tritol ndaj Gjon Menës, Gjergj Cukali mohon njohjen me objektivin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:07 - 26/02/21 |
mapo.al

I forti i Myslim Shyrit Gjergj Cukali, i arrestuar si porositësi i vënies së tritolit në makinën e biznesmenit Gjon Mema në Kamëz më 9 shkurt, ka mohuar njohjen me “shënjestrën”, ndërkohë ai pritet të njihet me masën e sigurisë në Gjykatë. Policia ka dyshime se Cukali është urdhëruar nga persona të tjerë të paidentifikuar për t’i bërë atentat Menës.





Dy ditë pas ngjarjes në Kamëz, policia arrestoi dhe mbajti të fshehtë arrestimin e dy kushërinjve që vendosën tritolin, Enver dhe Edmond Jakimi. Masa e sigurisë “arrest me burg” ndaj tyre është bërë në fshehtësi me pretendimin që të zbuloheshin porositësit.


Më herët u raportua se Cukali dyshohet të jetë porositësi i këtij atentati të dështuar për eleminimin fizik të Menës, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të ketë paguar 2 të arrestuarit e tjerë për këtë ngjarje.




Kamerat e sigurisë kanë arritur që të filmojnë dy persona që kanë instaluar sasinë e lëndës plasëse në automjetin tip BMW X5.


Nga grupi hetimor janë sekuestruar prova materiale, si automjete dhe sende të tjera, të cilat implikojnë drejtpërdrejë autorët e saj, prova të cilat për shkak të sekretit hetimor nuk bëhen të ditura.


Mësohet se Mena është një person me rekorde kriminale, i dënuar për armëmbajte pa leje. Ai ka qenë i dyshuar për vrasjen e ish-policit Arben Bilali në janar 2019.

Por në një kohë të shkurtër hetimesh, prokuroria e Tiranës nuk mundi të bindë Gjykatën e Aplit të mbajë në burg Gjergji Cukalin, të arrestuarin për krimin e rëndë.

Në shtator 2019, pas vetëm 4 muajve në qeli Cukali u la i lirë nga gjykata e Apelit me trupë gjykuese Alaudin Malaj, Elbana Lluri dhe Gentian Shala. Ndërkaq Cukali dyshohet për vjedhje me dhunë dhe me armë në Francë e Itali.

Po kush është Gjergj Cukali

Ai është i njohur si i “forti” i Myslym Shyrit dhe ka miqësi me persona të njohur të botës si krimit, mes tyre edhe Emiljano Shullazi.

Akuzat që rëndojnë mbi të janë të shumta, duke filluar nga pengmarrje, armëmbajtjet pa leje dhe shpërndarje droge. Për herë të fundit ai u arrestua në 12 Prill 2018, pasi kishte shkelur masën e sigurisë, “arrest shtëpie”.

Ndërsa në Korrik të vitit 2016 ai u arrestua së bashku me 16 persona të tjerë si pjesë e një rrjeti kriminal që shpërndante kokainë në Tiranë. Ky grup drejtohej pikërisht nga Cukali, dhe sipas policisë, fitimet e tyre shkonin në 50 mijë Euro në muaj.

Më 24 Nëntor 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 10 vite burg Gjergji Cukalin me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë ndaj shtetasit Fajton Demirlika në vitin 2004 në rrugën “Myslym Shyri” pas një konflikti për 100 mijë Euro. Cukali përfitoi amnisti dhe doli pas disa vitesh.

Më 20 Gusht 2012, nga Komisariati i Policisë nr.2 Tiranë Gjergji Cukali u arrestua, pasi sipas policisë, gjatë një kontrolli u kap nga patrulla e Policisë me një armë zjarri pistoletë pa leje dhe me një krehër me 17 fishekë.

LEXO EDHE:

Gjergj Cukali, i arrestuari që vendosi tritolin dhe bëri atentatin në Kamëz

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas