Friday, September 22, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Atentati: Merret në mbrojtje rivali i Aldo Bares

by mapo.al
26/11/2018
in Kronika, Kryesore
0

Një ditë pas atentatit merret në mbrojtje Saimir Taullau. 47-vjeçarit iu bë atentat me kallashnikov në lokalin “SABA Taullau 3”, në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnjë. Pas marrjes së mjekimit në spital ka kërkuar largimin prej andej dhe marrjen në mbrojtje nga Policia, për shkak të frikës se autorët mund ta gjenin dhe ta vrisnin pasi u shpëtoi plumbave, raporton Panorama.

Ky është atentati i dytë që Saimir Taullau i mbijeton, pasi dhe në tetor të vitit të kaluar shpëtoi vetëm me një plumb. Taullau, i njohur si kundërshtar i Aldo Bares, është larguar nga spitali i shoqëruar me forca policie dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Ai ka marrë mjekim në spitalin e qytetit për një plagë në shpatull mbrëmjen e shkuar dhe po mbrëmë, gjatë orëve të natës është larguar nga spitali.



Mësohet se ka qenë vetë ai që ka kërkuar largimin për të shmangur ndonjë atentat tjetër në ambientet e spitalit. Policia ka shoqëruar disa persona për atentatin, por ende nuk ka persona të arrestuar. Për rastin janë marrë në pyetje dëshmitarët në lokalin ku ndodhi atentati. Dëshmitarët okularë i kanë thënë Policisë se kanë parë një motor që të largohej me dy persona.

Por ndërkohë, disa të tjerë kanë treguar se autorët u larguan me një makinë. Kjo ka bërë që Policia të dyshojë se në atentat kanë qenë të përfshirë më shumë se dy persona. Në hyrje-daljet e qytetit u ngritën pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar. Në Lushnjë shkuan dhe forca speciale nga Tirana, që janë vënë në kërkim të autorëve.

I plagosuri është një emër i njohur për Policinë dhe drejtësinë. Familja Taullau në Lushnjë njihet për konfliktin e hapur me bandën e Aldo Bares, ku këta të fundit, sipas dëshmive të dhëna në gjykatë, i kanë vendosur gjobë vëllait të tij dhe për shkak të mospagesës, mbeti i vrarë në një atentat në vitin 2005 në qendër të Lushnjës Baki Taullau. Familja Taullau ka akuzuar për këtë ngjarje bandën e Lushnjës, por ajo nuk u zbardh asnjëherë dhe ende sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë krim.

Por nga ana tjetër, përplasjet më bandën e Aldo Bares kanë bërë që vetë Saimir Taullau të kishte lidhje me Laert Haxhiun e të tjerë persona, të cilët njiheshin si kundërshtarë të përbetuar të bandës së Aldo Bares. Madje, pas atentatit të një viti më parë, ku mbetën të vrarë dy shokët e nipit të Aldo Bares, Prokuroria ngriti dyshime se Taullau ka financuar dhe mbrojtur Laert Haxhiun pas kryerjes së krimit.

Detajet lidhur më këtë ngjarje u bazuan në përgjimet telefonike që iu bënë Taullaut, i cili doli se e kishte ndihmuar Laert Haxhiun të largohej, pasi ky i fundit, gjatë vrapimit për të shmangur Policinë dyshohet të ketë thyer këmbën.

Si nisi konflikti mes Aldo Bares dhe vëllezërve Taullau

Saimir Taullau rezulton se është pronari i lokalit, ku iu bë atentat. Ky është atentati i dytë që 47-vjeçari i mbijeton. Emri i tij nuk është aspak i panjohur për Policinë. Përveç ngjarjes së rëndë në vitin 2005 në sheshin kryesor të Lushnjës, ku pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve parlamentare u vra vëllai i tij, Baki Taullau, vetë Saimiri është arrestuar në vitin 2015 në Durrës.

Ai u kap bashkë me Laert Haxhiun me një sasi prej 1.2 kg heroinë. Taullau u dënua me 3 vite e 8 muaj burg. Taullau dyshohet se është pjesë e një bande rivale (banda e Artur Dajës) me atë të Aldo Bares dhe mes dy bandave konfliktet kanë nisur që prej vitit 1997.

Në kohën kur Aldo Bare kishte shumë ndikim dhe kontrollin e Lushnjës në periudhën e trazirave, mes tij dhe dy vëllezërve Taullau nisi një konflikt për prishjen e pazareve të drogës. Kjo gjë çoi në vendosjen e gjobës për familjen Taullau. Mospagesa e saj dyshohet se solli dhe vrasjen e Baki Taullaut në vitin 2005.

Tags: Aldo BareatentatiMbrojtjaSaimir Taullau

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

19/06/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post
Unaza e Madhe/ Veliaj: Mos u bëni mish për top për parti, Luli i ka rregulluar punët e veta

Unaza e Madhe/ Veliaj: Mos u bëni mish për top për parti, Luli i ka rregulluar punët e veta

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In