TIRANË – Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për atentatin ndaj prokurorin Arjan Ndoja, që u bë më 1 nëntor të 2019 në Shkozet të Durrësit, me pasojë një të vdekur dhe dy të plagosur.

Në përfundim të hetimeve SPAK ka marrë të pandehur Redjan Rrajën nipin e deputetit socialist, Rrahman Rraja dhe bashkëpunëtorin e tij në krim, Arjol Halilaj.

Dy të pandehurve do iu komunikohet akuza ditën e hënë, ndërsa akuzohen si bashkëpunëtorë në atentatin ndaj prokurorit.

Më 1 nëntor 2019 një atentat iu bë prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja dhe Pëllumb (Landi) Muharremit apo “Rrumi i Shijakut” i dyshuar si i përfshirë në aktivitete kriminale, kurse viktimë mbeti shoferi i prokurorit, Andi Maloku.
Objektiv i atentatit dyshohet se ka qenë “Rrumi i Shijakut” nisur nga e shkuara e tij me precendet të theksuar kriminal.