Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbritur në terren në qytetin e Sarandës ndërsa kanë nisur kontrolle për arrestimin e 3 personave të shpallur në kërkim për atentatin ndaj biznesmenit Spiro Iljadhi.
Siç mund t’i shihni edhe në këto foto gjatë aksionit, efektivët e FNSH shihen të maskuar dhe të armatosur.
Po ashtu kontrolle janë kryer edhe në disa automjete, për të evidentuar persona me precedentë kriminale, që mund të lëvizin edhe të armatosur.
Kujtojmë se rreth orës 03:50 në afërsi të një lokali, në rrugën Turizëm-Kanali Cukës tre persona hapën zjarr me kallashnikov ndaj biznesmenit 35-vjeçar, duke e plagosur atë dhe një kalimtar të rastit, një pushues shqiptaro-amerikan.
Biznesmeni i plagosur, Spiro Iljadhi
Si pasojë e plagëve të marra në bark, biznesmeni u transportua me helikopter drejt Tiranës, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
LEXO EDHE:
Atentati në Sarandë, identifikohen tre autorët, dy janë vëllezër