Aktualitet

Atentati ndaj Durim Bamit, dyshohet se ishin 3 autorë, shoqërohen 12 persona








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:04 - 05/11/20 |
mapo.al

Me kalimin e orëve po bëhet edhe më e qartë skena e atentatit të djeshëm ndaj Durim Bamit në Krujë.



Policia tashmë është e bindur se ishte pikërisht ai objektivi, edhe pse autorët kanë arritur të plagosin drejtuesin e automjetit, që është kushëriri i Bamit.


Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se janë 3, pjesmarrësit në atentat.



Po dje, është gjetur edhe makina e shkrumbuar që përdoren personat që tentuan të ekzekutonin Bamin, një prej emrave më të njohur të kronikës së zezë, i dënuar dhe i dyshuar për përfshirje në krime të rënda.



Pista hetimore të çon tek ndonjë hakmarrje e mundshme ndaj të fortëve të Niklës, siç njihen shumë prej personave problematikë që vijnë nga ajo zonë.


Burimet policore bëjnë të ditur se deri tani janë shoqëruar në komisariat 12 persona, të dyshuar ose që kanë dijeni për atentatin e djeshëm.

LEXO EDHE: 

Atentati dje në Krujë, objektiv ishte Durim Bami, ndodhej në makinë me të plagosurin

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas