Kronika

Ekzekutimi i dy vëllezërve në Durrës, shoqërohen 50 persona, asnjë i dyshuar





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:45 - 28/04/20 |
mapo.al

Rreth 50 persona janë shoqëruar në Policinë e Durrësit gjatë 12 orëve të fundit lidhur me vrasjen e dyfishtë të regjistruar në Nishtulla.


Ende asnjë i dyshuar mes tyre, por vetëm të pyetur në cilësinë e bashkëpunëtorëve dhe të afërmve të vëllezërve Haxhija.


Pista kryesore ku janë fokusuar hetimet është ajo e të shkuarës së vëllait të madh, 37-vjeçarit Besmir Haxhija, që lidhet me përfshirjen në aktivitete kriminale jashtë vendit, ku ka kryer disa herë dënim me burg.


Ndërsa nuk përjashtohet as pista e borxheve apo mosshlyerjes së detyrimeve, lidhur me bizneset qe kishin në administrim në vendin tonë.


Persona të paidentifikuar qëlluan me armë ditën e djeshme në drejtim të makinës me targa AA716ZZ, ku ndodheshin Besmir Haxhija dhe Viktor Haxhija.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas