Gjendet makina që kanë përdorur autorët mbrëmjen e djeshme në atentatin ndaj dy vëllezërve Bresha në Tepelenë. Automjeti është gjetur në afërsi të fshatit Bënç, me sa duket autori ka tentuar për ta hedhur në lumë.
Fshati Bënç, është shumë pranë qytetit të Tepelenës dhe vendit të ngjarjes ku ndodhi krimi. Gjatë mbrëmjes së djeshme në një atentat, në qytetin e Tepelenës, mbeti i vdekur 47 vjeçari, Artur Bresha dhe u plagos i vëllai Artan Bresha.
Artur Bresha, 47-vjeçari që u vra në atentat
Artan Bresha i shpëtoi atentatit, duke mbetur i plagosur
Polica ende nuk ka mundur të identifikojë autorët e këtij krimi ndërsa bëjnë me dije se po punojnë për zbulimin e kësaj ngjarje të rëndë.
Mësohet se viktima punonte si roje në një kompani inertesh në Tepelenë. Atentatorët kanë qëlluar në drejtim të dy vëllezërve, duke i plagosur rëndë të dy. Më pas ata kanë marrë me forcë njërin prej vëllezërve, Arturin dhe pasi e kanë ekzekutuar e kanë hedhur pranë vendit ku punonte si roje.
Artan Bresha rezulton të jetë me precedentë të mëparshëm penale. Ai është kapur para 10 viteve me një sasi të madhe kanabisi në Qafë-Nizinë (plot 1 ton marijuanë), që e kishte ngarkuar në një maune. Dyshohet se vrasja ka ndodhur për hasmëri të vjetra.
LEXO EDHE:
Atentat me kallashnikov vëllezërve në Tepelenë, vritet Artur Bresha