Aktualitet

Atentati ndaj Edison Begajt, arrestohet autori i dyshuar, me profesion jurist














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:29 - 30/09/21 |
mapo.al

Katër muaj pas atentatit që iu bë Edison Begajt në Vlorë, ku si pasojë mbeti i plagosur policia ka arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin Mitri Prifti 36 vjeç me profesion jurist.






Policia e Vlorës bën të ditur se ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës për 36-vjeçarin e shpallur në kërkim, i cili akuzohet për tentativë vrasje, ngjarje kjo e ndodhur në 29 maj të këtij viti në fshatin Kaninë.


Nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP Vlorë u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin M. P, 36 vjeç, banues në Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.







Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. B, 41 vjeç, i cili si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur”, thuhet në njoftimin e policisë.




SI NDODHI NGJARJA 4 MUAJ ME PARE

Lexo edhe :  E rëndë në Vlorë/ Nëna me fëmijën 2 vjeç hidhet nga pallati, vdesin të dy


Burimet nga hetimet thanë se shkak është bërë një përplasje që autori i dyshuar ka pasur me Begajn në zonën e Lungomares në Vlorë.

Përpasja verbale mes të dyve në një lokal, u pasua dhe me konflikt fizik ku Begaj e ka goditur Priftin me shpullë. Kjo dyshohet se ka qenë e patolerueshme për autorin e dyshuar, i cili sipas burimeve është edhe me profesion jurist.

Ndaj, disa ditë më vonë, ai dyshohet se ka organizuar atentatin, që rezultoi i dështuar.

ATENTATI

Begaj u qëllua në 29 maj me 4 plumba në hyrje të banesës së tij duke mbetur i plagosur. Plumbat e kapën në këmbë dhe 38-vjeçari përfundoi në spital, por u mbijetoi plagëve të marra.

Autori e priti 41-vjeçarin derisa të kthehej në banesën e tij për t’a qëlluar me kallashnikov.

Begaj do të ndihmohej nga errësira e madhe në zonë, pasi plumbat e kapën në pjesën e poshtme të trupit. Kamera e sigurisë fiksoi autorin i veshur me uniformë policie.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas