Kronika

Atentati ndaj kushëririt të deputetit të PS, kapet autori, theu arrestin shtëpiak








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:45 - 30/06/20 |
mapo.al

Policia e Shkodrës ka ndaluar autorin e dyshuar të ngjarjes së ndodhur dje, në fshatin Vukatanë, Shkodër ku iu bë atentat Fatjon Harushës, kushëririt të deputetit socialist, Luan Harusha.


Mësohet se autori i dyshuar i vënë sot në pranga ishte edhe me arrest shtëpie, masë të cilën e ka thyer kur ka dalë për t’i zënë pritë Fatjon Harushës.


Nga strukturat e DVP Shkodër, në vijim të hetimeve intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, u bë identifikimi dhe ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasit Gj. P. 33 vjeç, banues në Lagjen “Mark Lula” Shkodër, i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.



Ky shtetas u ndalua pasi dyshohet se në orën 12:30, datë 29.06.2020, në fshatin Vukatanë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit në pronësi të DPSHTRR, që drejtohej nga shtetasi F. H., 30 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër.


Vijojnë hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër”, tha Policia.

Lexo edhe :  Mapo siguron pamjet - Tritoli në Shkodër, shpërtheu para lokalit të një gruaje

Çfarë tha Fatjon Harusha
Menjëherë pas ngjarjes është shoqëruar në Policinë Vendore të Shkodrës edhe vetë objektivi i këtij sulmi me armë, 30-vjeçari Fatjon Harusha.

Efektivët e Policisë e kanë marrë në pyetje lidhur me ngjarjen dhe autorët e mundshëm, por ai ka mohuar se i njeh autorët dhe ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt me persona të tjerë, ndërsa ka treguar edhe skenën ku mjeti i tij u qëllua nga dy personat me motor.

“Unë nuk e kam idenë se kush janë autorët. Nuk arrita t’i shoh dhe nuk kam asnjë ide se kush janë. Personalisht nuk kam asnjë konflikt me persona të tjerë apo probleme, ndaj edhe nuk e kam idenë përse ka ndodhur kjo ngjarje. Autorët as nuk i njoh dhe as nuk e di pse më qëlluan. Kur pashë se po qëllonin në drejtim të makinës sime, menjëherë i dhashë shpejtësi, u shmanga dhe më pas u larguan”, mësohet të ketë thënë 30-vjeçari.


Etiketa: , , ,

Pas