Aktualitet

Atentati ndaj Prokurorit, priten provat e makinës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:07 - 04/11/19 |
mapo.al

Policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk kanë asnjë të arrestuar apo të dyshuar për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja. Hetimet nuk kanë arritur të zbulojnë gjurmë të 3 autorëve të dyshuar, të cilët qëlluan m,e breshëri kallashnikovi mbi prokurorin Arjan Ndoja, shoferin e tij Andi Maloku dhe Aleksandër Lahon, i njohur me nofkën “Rrumi i Shijakut”.






Dy prokurorët e Krimeve të Rënda Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj, janë duke pritur provat nga Laboratori Shkencor, nëse autorët kanë lënë gjurmë në makinën që u gjet 2 orë pas atentatit. Fakti që automjeti nuk u dogj, shton shpresat për hetuesit se do të mund të zbulojnë gjurmë të atentatorëve. Brenda makinës së braktisur janë gjetur dy kallashnikovët që u qëllua drejt prokurorit Arjan Ndoja.


Fakti që sot nuk ka asnjë të arrestuar, ka bërë që Drejtori i Policisë Ardi Veliu, të thërrasë një mbledhje urgjente drejtuesit e policisë. Gazeta Mapo mëson se mbledhja ka qënë me tone të larta, pikërisht për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Lexo edhe :  U vra në atentatin ndaj prokurorit, familja e Andi Malokut kërkon dëmshpërblim




Ndërkohë prokurori është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka lënë ambjentet e spitalit. Ai është shprehur se ishte për drekë më shoferin dhe se Aleksandër Laho ka shkuar është ulur te tavolina e tij, por nuk ka shpjeguar se pse po udhëtonte me një personazh me rekorde kriminale në Durrës.



Policia ka në dorë edhe disa pamje filmike të një makine, e cila ndalon pas atentatit dhe kontrollon gjendjen e të plagosurve dhe më pas largohet me shpejtësi.


Pas ngjarjes u shoqëruan disa persona të botës së krimit në Durrës, por u lanë të lirë.

 

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas