Aktualitet

Atentati ndaj Prokurorit, del prova e ADN-së për Redjan Rrajën








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:44 - 11/12/19 |
mapo.al

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka administruar dosjen hetimore që bën fjalë për atentatin me kallashnikov ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, një provë të re dhe kjo provë flet për rezultatet hetimore të ADN-së së Redjan Rraja.


Instituti i policisë shkencore ka dalë në përfundimin se në makinën nga u qëllua me kallashnikov drejt Arjan Ndojës, Landi Muharremit dhe shoferit të prokurorit Andi Maloku, ka qenë i pranishëm i arrestuari Redjan Raja. Prezenca e tij në këtë makinë, lidhet me një provë (pështymë) të sekuestruar në një nga kapuçat e gjetur brenda në makinë. Analizat mjekësore kanë treguar se mostrat e marra nga i arrestuari Redjan Rraja të krahasuara me ato të gjetura në makinë, kanë përputhshmëri. Tashmë kjo është një provë e dytë ndaj këtij të arrestuari, pasi më parë prokuroria ka siguruar një gjurmë gishti të fiksuar në një palë syze. Redjan Rraja, i arrestuari i vetëm për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe të fortit të Sukthit, Landi Muharremi, nuk ka pranuar akuzën e ngritur nga prokuroria për përfshirje në këtë ngjarje.


Në deklarimet paraprake që i janë marrë Rrajës ai ka treguar se ditën e ngjarjes, pra në 1 nëntor 2019 ka qënë në Tiranë dhe në zonën e Niklës, aty ku ka dhe banesën. Në mënyrë kategorike ai e ka përjashtuar veten e tij nga kjo ngjarje, duke thënë se nuk kishte hipur në asnjë moment dhe asnjëherë në automjetin që ishte sekuestruar nga prokuroria, fill pas atentatit ndaj Arjan Ndojës, Landi Muharremin dhe shoferit të Ndojës, Andi Maloku.


Ndër të tjera Rraja ka shtuar se nuk ka asnjë njohje me tre personat e mbetur të plagosur dhe nuk kishte pasur ndonjëherë mundësinë t’i takonte këta persona. Gjithashtu Rraja, ka mohuar njohjen me pronarin e vërtetë të makinës, e cila ishte vjedhur në Tiranë. Njëkohësisht Rraja ka mohuar se syzet e sekuestruara në makinë ishin përdorur prej tij. Megjithëse ka mohuar gjithçka, vetë Rraja nuk ka qenë në gjendje të japë një shpjegim pyetjes së prokurorëve se në çfarë rrethanash janë gjetur gjurmët e gishtave të tij brenda në makinë. Ai është shprehur shkurtimisht se:“…nuk e dinte se si…?”.


Pavarësisht kësaj, Redjan Rraja vijon të qëndrojë në masën e arrestit në burg të dhëna nga dy vendime gjykate, ndërkohë është i vetmi person i arrestuar për atentatin me armë ndaj prokurori Arjan Ndoja, Landi Muharremit dhe shoferit të tij Andi Maloku. I vetmi që mbeti i vdekur në këtë atentat ishte shoferi Andi Maloku. shqiptarja


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas