Aktualitet

Atentati ndaj Prokurorit dhe “Xhisela”/ Kush është Redjan Rraja





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 12:09 - 05/11/19 |
mapo.al

Redjan Rraja, 34-vjeç nga Fushë-Kruja është i pari person që është vënë në pranga, si i dyshuar për atentatin e rëndë të Durrësit, ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe shoku i tyre Pëllumb Muharremi. Ende nuk dihet roli i saktë i Rrajës në ngjarjen e rëndë të Durrrësit; ajo ç’ka dihet deri më tani është se ai ka lënë gjurmë në makinën që u gjet e braktisur në fshatin Shkafanë të Ishmit.(Policia: Si ramë në gjurmët e Redjan Rrajës )


Por Redjan Rraja, kushëri me deputetin e qarkut Durrës, Rrahman Rraja nuk është emer i panjohur për organet e drejtësisë. Emri i tij ka dalë në dy ngjarje të rënda kriminale. Konkretisht në Maj 2016 kur u vra në ish-Bllok Elton Çico dhe në çështjen e famshme të Xhisela Malokut. Në 2018, ish-oficeri i policisë së Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu denoncoi se është kërcënuar nga familja Rraja për të mos hetuar dhunën e ushtruar ndaj Xhisela Malokut. Por a kanë lidhje këto ngjarje me atentatin ndaj Prokurorit?! Kjo ende nuk dihet pasi deri më tani hetimet janë përqendruar tek konflikti për pronat në Kepin e Rodonit. Në këtë histori ka dy detaje interesante: Andi Maloku, shoferi i prokurorit Ndoja është nga Fushë-Kruja dhe më parë ka qenë punonjës policie.



Shtator 2018 – Çështja “Xhisela”


Emri i Rrahman Rrajës del në skenë në Shtator të 2018-ës në rastin e famshëm të Xhisela Malokut. Ishte oficeri i policisë, Emiljano Nuhu i cili denoncoi djalin e deputetit Rrahman Rraja dhe nipat e tij që e kishin kërcënuar me jetë për të mos hetuar dhunën ndaj Xhisela Malokut.

Media asokohe zbardhi dëshminë e Xhisela Malokut. “Rreth orës 20:00 ka ardhur tek banesa ime në fshatin Nikël, shtetasi Rexhep Rraja, Ramazan Rraja dhe shtetasi Redjan Rraja, dhe më kanë marre me zor, duke më thënë na hape punë për çfarë ke shkruar përsëri në komisariatin e Policisë Nr.3 në Tiranë, dhe na ke kallëzuar , unë i mohova dhe i thash që nuk kam qenë në polici, Rexhepi më kapi nga flokët dhe më gjuajti me shkelma dhe më futi në makinën e tij, dhe më thoshte që do e tërheqësh denoncimin ose do të të vrasim me vendosi në barkë pistoletën, e mbushi dhe më tha që sot nuk ke shpëtim se na ke hapur shumë punë k*rvë e m*tit”.

Djali dhe kushërinjtë e deputetit Rraja kishin kërcënuar oficerin e policisë së Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu. Në procesverbalin e kallzimit, thuhet se, Nuhu u kërcënua nga Redjan dhe Ramazan Rraja. “Çfarë ke me ne që po e kruan kurrizin? Përse e ke thirrur Xhensilen dhe e ke pyetur për ne? Nuk mundesh ti nga Berati të vish dhe të bësh ligjin këtu në Fushë Krujë”, i kanë thënë Rrajat-Nuhut. Gjithashtu në kallëzimin e tij në polici, Nuhu thotë se dy nipërit e deputetit i kanë thënë se po të duan ata shkrijnë komisariatin.

Maj 2016- Vrasja e Çiços

Në Maj 2016 u vra në një bar-kafe në zonën e ish-Bllokut Elton Çiço. Ai ishte në tavolinë me Redjan Rrajën, Alban Trimin dhe gazetarin Spartak Koka. Pas ngjarjes policia i vuri prangat Redjan Rrajës dhe Alban Trimit me akuzën “veprime që pengojnë zbardhjen e ngjarjes”. Për këtë ngjarje Redjan Rraja u dënua me 8 muaj burg.

Media asokohe shkruante: “Kamerat filmuan mjekun Redjan Rraja që vepron i pari. Ai merr pistoletën nga çanta e viktimës dhe së bashku me Alban Trimin dalin jashtë nga lokali në ndjekje të autorit. Madje në kamera duket edhe momenti kur Rraja mbush pistoletën. Pasi konstatuan se vrasësi ishte larguar nga lokali, të dy u kthyen në ambientet e brendshme. Aty ndodhej miku i tyre i plagosur rëndë me tre plumba, dy në kokë dhe një në trup. Rraja e lë armën mbi tavolinën ku pak çaste më parë ishte ulur me miqtë e tij. Së bashku me Trimin, lëvizin trupin e viktimës nga tavolina dhe e vendosin në dyshemenë e lokalit. Kjo lëvizje u bë për t’i dhënë ndihmën e parë Çiços, që ende ishte gjallë. Në këto momente është Alban Trimi që merr armën nga tavolina dhe telefonin e viktimës. Alban Trimi dhe Redjan Rraja akuzohen për prishje të skenës së krimit dhe veprime që pengojnë në zbardhjen e së vërtetës, si edhe shpërdorimit të detyrës”.

/Mapo.al

LEXO EDHE:

Atentati ndaj Arjan Ndojës, arrestohet nipi i deputetit socialist


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas