Një operacion policor po zhvillohet në Lushnje në këto momente. Operacioni po kryhet për kapjen e një personi të rrezikshëm që dyshohet se ka marrë pjesë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Në aksion po marrin pjesë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Gazetari Spartak Koka tha në Opinion se “mbrëmjen e sotme po ushtrohen kontrolle në Lushnje, pasi aty jeton një person që ka miqësi me grupin rival të Rrumit. Personi që po kërkon prokuroria i janë sekuestruar miliona euro pasuri pak kohë më parë. Po kështu vazhdojnë kërkimet për persona të tjerë përfshirë në këtë ngjarje kriminale në zonën e Fushë-Krujës”.
Zbulohet emri i personit që po kërkon policia
Në atentatin e datës 1 nëntor në Durrës, mbeti viktimë shoferi i prokurorit, Andi Maloku, u plagos vetë prkurori Arjan Ndoja dhe Pëllumb Muharremi i njohur dhe si Aleksandër Laho apo “Rrumi”. Në lidhje me ngjarjen deri më tani është arrestuar Redjan Rraja, i cili dyshohet si një nga atentatorët.
Lexo edhe:
Atentati/ Ndërron jetë Andi Maloku, shoferi i prokurorit Ndoja