Kronika

Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Ariol Halilaj ndihmoi autorët të largoheshin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:10 - 05/05/20 |
mapo.al

Detaje të reja dalin në dritë nga arrestimi i Ariol Halilaj pasditen e sotme, si autor i dyshuar i përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja vitin e kaluar.


Halilaj mësohet se me automjetin e tij ka ndihmuar autorët për tu larguar pas braktisjes së automjetit me të cilin kryen atentatit. Deri më tani,vetëm Redjan Rraja ndodhet pas hekurave lidhur me ngjarjen.


Kujtojmë se më datë 01.11.2019 rreth orëve të pasdites, pranë mbikalimit të Shkozetit u bë atentat me armë zjarri ndaj prokurorit Arjan Ndoja, i cili ndodhej në automjet sëbashku me shoferin e tij Andi Maloku dhe Aleksandër Lahon.


Policia bën me dije se në Shkafanë në Durrësit, pak orë pas ngjarjes është gjetur i braktisur mjeti tip “Benz”, me targë AA342LM, që dyshohet se mund të jetë përdorur nga autorët e ngjarjes.


Gjatë këqyrjes së këtij mjeti janë gjetur dhe sekuestruar edhe prova të tjera materiale, të cilat dyshohen se janë përdorur nga autorët, konkretisht: dy armë zjarri AK 47, dy maska, një sasi lënde djegëse dhe sende të tjera.

 

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, arrestohet 29-vjeçari Ariol Halilaj

 


Etiketa: , , ,

Pas