Aktualitet

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, Vasili: Rama e mbajti fjalën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:47 - 01/11/19 |
mapo.al

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur këtë pasdite në Mbikalimin e Shkozetit në Durrës. Si rrjedhojë e atentatit, ka mbetur i plagosur prokurori Arjan Ndoja. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, ka reaguar nënkryetari i LSI Petrit Vasili. Ky i fundit shprehet me ironi se “Rama e mbajti fjalën”, kurse thotë më tej se “e ndëshkoi prokurorin me plumb”, duke iu referuar pikërisht deklaratës së kryeministrit në sallën e Kuvendit kur akuzoi prokurorin e Durrësit për lidhje me bandat kriminale.


Postimi i Petrit Vasilit
Edi Rama e mbajti fjalen,prokurori Arjan Ndoja u ndeshkua me plumb!


Edi Rama 3 jave me pare deklaroi dhe kercenoi publikisht prokurorin Arjan Ndoja se nuk do ti shpetonte ndeshkimit.


Ja se cfare tha Edi Rama ne 7 tetor 2019:


“Javën e kaluara një rast flagrant i shkeljes së ligji, por jo vetëm i shkeljes së ligjit por të transformimit të një figure të sistemit të drejtësisë në përfaqësues të interesave të krimit, që sigurisht nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit,” deklaroi Rama

Sot Arjan Ndoja u qellua me plumb.

Edi Rama foli,fjala u mbajt,ndeshkimi u krye…..me plumb bile

 


Etiketa: , , ,

Pas