Wednesday, September 27, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Zbulohen prova të reja nga atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja

by mapo.al
03/11/2019
in Aktualitet, Kronika, Kryesore
0

DURRËS – Grupi hetimor ka zbuluar prova të tjera të vlefshme që mund të çojnë drejt identifikimit të personave që sulmuan me armë prokurorin Arjan Ndoja, Pëllumb Muharremin të njohur me nofkën “Rrumi” dhe shoferi Andi Malokun.

Nga burime hetimore, ka mësuar se në automjetin tip “Mercedes-Benz E Class 280” janë gjetur shenja gishtash dhe fije floku. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se targat e mjetit AA 342 LM janë të vjedhura në Tiranë vetëm pak kohë më parë. Ndërsa automjeti dyshohet se është vjedhur në një qytet tjetër, por nuk rezulton i regjistruar.



Ekspertët e policisë shkencore do të analizojnë shenjat e gishtave të gjetura në mjet. Ajo që nuk dihet deri tani është nëse këto shenja gishtash u përkasin atentatorëve apo pronarëve të vërtetë të automjetit “Mercedes-Benz”. Pas analizimit, do të bëhet krahasimi i tyre.

Ndërsa në maskat e gjetura brenda makinës, janë zbuluar edhe fije floku. Kjo provë konsiderohet tepër e rëndësishme për hetimin, pasi ekspertët kanë besim se do të çojë në identifikimin e autorëve.

Gjithashtu, brenda makinës së braktisur pranë varrezave të Shkafanës në Ishëm, u gjetën edhe dy kallashnikovë, një pistoletë, 9 gëzhoja dhe shishe benzine. Armët e gjetura janë përdorur në atentatin ndaj makinës së prokurorit më 1 Nëntor në autostradën Tiranë-Durrës.

Për të mos lënë prova në vendngjarje, autorët kanë qëlluar nga brenda kabinës së mjetit të tyre, me qëllim që gëzhojat e armëve të mos binin në tokë. Dyshohet se kanë qenë 3 persona në mjetin “Mercedes” ngjyrë gri. Më pas mendohet se janë ndihmuar edhe nga 1 apo 2 persona të tjerë për t’u larguar nga vendi ku braktisën makinën. Burimet thonë gjithashtu se mund të kenë qenë të përfshirë edhe dy persona të tjerë që kanë patur rolin e informatorit.

Autorët braktisën makinën pranë varrezave të Shkafanës pas atentatit dhe kishin planifikuar ta digjnin, pasi brenda mjetit u gjetën shishe benzine. Por për arsye ende të paditura, autorët u larguan pa i vënë flakën “Mercedesit” dhe u arratisën në drejtim të panjohur me një automjet të dytë.

Prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe Pëllumb Muharremi mbetën të plagosur nga ky atentat. Në gjendje më të rëndë është Andi Maloku. Ndërsa prokurori Ndoja dhe “Rrumi” janë jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet ende kush prej dy emrave të fundit ka qenë shënjestër e atentatit.

Në dëshminë paraprake, prokurori Arjan Ndoja ka thënë se nuk ka qenë ai shënjestra. Hetimet për këtë ngjarje po kryhen nga prokurorët e Krimeve të Rënda Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj.

LEXO EDHE:

Atentati/ Një “Skoda” ndaloi për të parë nëse prokurori ishte vrarë

Atentati ndaj prokurorit, Ardi Veliu mbledh drejtuesit e policisë

Tags: Aleksander LahoArjan NdojaAtentat ne durresAtentat prokurorit Arjan NdojaLandi MuharremiRrumi

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

19/06/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post
Identifikohet gruaja e mbytur në Durrës, policia sqaron ngjarjen

Identifikohet gruaja e mbytur në Durrës, policia sqaron ngjarjen

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In