Gjykata e Posaçme Kundër Krimit e Korrupsionit ka rrëzuar sot kërkesën e Redjan Rrajës për ndryshimin e masës së sigurisë.
Rraja, i arrestuari i vetëm për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, kërkoi lirinë në Gjykatën e Apelit, me argumentin se nuk kishte lidhje me ngjarjen.
Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019, ku prokurorit Ndoja iu bë antantat ndërsa po lëvizte në makinë me Pëllumb Muharremin, i njohur si Rrumi i Shijakut, dhe që është një personazh i njohur i botës së krimit, si dhe shoferin e tij, Andi Maloku.
Në atentat u plagos prokurori Ndoja, miku i tij, Aleksandër Laho si dhe shoferi Andi Maloku. Ky i fundit humbi jetën disa ditë më vonë në spital.
1
Etiketa: Arjan Ndoja, atentati ndaj prokurorit, Redjan Rraja