Aktualitet

Atentati ndaj pronarit, tentohet të digjet “Orange Bar”, kapet “Ujku”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:03 - 21/06/21 |
mapo.al

“Orange Bar”, lokali i njohur i biznesmenit Spiro Iljadhit, i cili u plagos si pasojë e një breshërie plumbash që u derdh në drejtim të tij, mëngjesin e ditës së djeshme, është tentuar të digjet mbrëmjen e kaluar.






Personi që ka tentuar ta djegë, është konstatuar nga policia, ndërsa ka qenë ndërhyrja e uniformave blu që ka shmangur zjarrvënien. Luan Obzova, 32 vjeç, quhet personi që ka tentuar të djegë lokalin më të madh të Sarandës. Autori, personi që shihni në foton mëposhtë, rezulton person me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.








Luan Obzova, tentoi të djegë lokalin



Personi që ka tentuar ta djegë, por është konstatuar nga policia, ndërsa ka qenë ndërhyrja e uniformave blu që ka shmangur zjarrvënien. Luan Obzova, 32 vjeç, quhet personi që ka ka tentuar të djegë lokalin, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.



U ndesh me patrullën
I njohur ndryshe si “Ujku”, Luan Obzova, në momentin që është arrestuar, ka patur me vete një shishe me benzinë. Besohet se ai është paguar nga persona të tjerë për ngjarjen, por ende nuk dihet se kush janë porositësit. 32-vjeçari është përballur me një patrullë të policisë së Sarandës në momentin kur po drejtonte një motor dhe ndodhej pranë “Orange Bar”. Dyshimet e efektivëve janë përforcuar edhe më shumë kur i riu ka bërë lëvizje të çrregullta sapo ka parë policët. Ata e kanë prangosur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa kanë sekuestruar shishen me benzinë në cilësinë e provës materiale.

Atentati ndaj pronarit
Lokali ku ndodhi plagosja e dy personave orët e para të mëngjesit të së dielës, biznesmenit Spiro Iljadhi dhe një turisti kalimtar shqiptaro-amerikan është hapur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00. Ndërsa tentativa për ta djegur ka ndodhur rreth mesnatës. Biznesmeni Spiro Iljadhi ndodhet i shtruar te Spitali i Traumës ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Ai ka marrë dy plumba në bark, ndërsa gjendja e tij shëndetësore aktualisht paraqitet e stabilizuar. I plagosuri tjetër, turisti shqiptaro-amerikan, kalimtar i rastësishëm, mori një plumb në këmbë. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka tronditur qytetin bregdetar të Sarandës, ndërsa një ngjarje e tillë në pikun e sezonit, mund të ketë pasoja për turizmin.

Biznesmeni që u plagos, pronari i “Orange bar”, Spiro Iljadhi

 

Sqarimi i policisë
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor, në bashkëpunim me Forcat e posaçme “Shqiponjat” dhe FNSH, në vijim të kontrollit të imtësishëm të territorit, patrullimit në të gjitha lagjet e qytetit dhe rrugicat pa ndriçim, në lagjen Nr. 1, nga patrulla e Qarkullimit Rrugor është konstatuar një shtetas i cili po kryente lëvizje të dyshimta me një motomjet dhe më pas ka ndaluar pranë një lokali në këtë lagje dhe ka tentuar ta djegë me një shishe me lëndë djegëse.

Në momentin që ky shtetas ka vënë re patrullën ka tentuar të largohet, por është kapur dhe prangosur nga shërbimet e Policisë.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” mbetur në tentativë, i shtetasit Luan Obzova, 32 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore.

1


Etiketa: , , , ,

Pas