Aktualitet

Atentati ndaj Taulant Pepajt në Shkodër, shpallen në kërkim 3 persona (EMRAT)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:47 - 21/02/21 |
mapo.al

Zbardhen të tjera detaje nga atentati me armë zjarri ndaj Taulant Pepaj, mesditën e sotme në Shkodër.





Burime për Mapo, bëjnë me dije se policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim 3 persona, të cilët dyshohet se janë autorë të ngjarjes.


Ato janë Esmeraldo Hato, Sehar Xhenje dhe vëllai i tij.




Mësohet se nga këqyrja e kamerave të sigurisë, autorët janë larguar me dy automjete nga vendngjarja.


Sipas burimeve për Mapo, 30-vjeçari rezulton me rekorde kriminale.


Në 2017-n është arrestuar pasi plagosi me armë zjarri një 22-vjeçar në lagjen “Bacallek”, Shkodër, pas një konflikti të çastit.

Risjellim në vëmendje se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme pranë repartit të zjarrfikësve, në lagjen “Skanderbeg”, ku i riu Taulant Pepaj shpëtoi pa u prekur nga plumbat.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas