Kronika

Atentati në Bulqizë/ E shkuara kriminale e Mirdash Osmanit




               Publikuar në : 17:45 - 15/03/19 |
mapo.al

Një person është plagosur me armë zjarri, pasditen e së premtes në vendin e quajtur Ura e Çereneçit në Bulqizë. I plagosuri është identifikuar, si Mirdash Osmani dhe po po merr dhe ndihmën e parë mjekësore. Ndërkohë autori i dyshuar është Blerim Skara.


Policia në një njoftim për mediat tha se autori i dyshuar i plagosjes është larguar nga vendngjarja dhe shërbimet e policisë po punojnë për kapjen e tij. Nuk dihen ende motivet e ngjarjes.

Sakaq Osmani nuk është emer i panjohur për organet e rendit. Ai ka një të shkuar me precendentë kriminale. Në 2015 Mirdash u arrestua pasi kishte porositur 3 vrasës me pagesë për të ekzekutuar një 20-vjeçar, me të cilin kishte konflikte.

Njoftimi i Policisë në Maj 2015 kur u arrestua Osmani

Operacioni i koduar “Xhiroja e Fundit”, i organizuar nga ana e specialistëve të Sektorit për Krimet e Rënda në Policinë e Dibrës, ka vënë në pranga 34-vjeçarin Mirdash Osmanin, banues në fshatin Gjoricë, rrethi Bulqizë. Kapja dhe ndalimi i tij është bërë pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Dibër ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, ndaj tij, si autor i dyshuar për veprat penale “Vrasje me paramendim”, mbetur në tentative.

Ky shtetas dyshohet se më datë 10 nëntor 2014, ka porositur për të kryer vrasjen shtetasit Fation A., 20 vjeç, vrasësit me pagesë B. L., L. XH., dhe V. C., të cilët janë kapur në flagrancë nga ana e Specialistëve të Sektorit për Krimet e Rënda në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë, Bulqizë.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas