Kronika

Atentati në Durrës/ Burg dy autorëve, avokati: Altin Ndoci shkoi në varrimin e vëllezërve Haxhia





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:29 - 02/05/20 |
mapo.al

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg dy autorët e dyshuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia, Altin Ndoci,33 vjeç dhe Klevis Alla, 22 vjeç.


Avokati i Altin Ndocit, Saimir Visha u shpreh pas përfundimit të seancës se klienti i tij është i shokuar për akuzat, pasi nuk ka prova për vrasjen.


Ai tha se Ndoci kishte lidhje shoqërore dhe familjare me viktimat, madje u kishte shkuar edhe në varrim, duke mohuar kështu që të ketë gisht në këtë ngjarje.


“U zhvillua me masa të rrepta sigurie, bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë. Në lidhje me mbrojtjen, ai shprehet se nuk e ka kryer, nuk u paraqit asnjë provë nga prokuroria, ndihet i shokuar se dy viktimat i ka pasur lidhje miqësore dhe familjare. Ka shkuar edhe në varrim edhe për të tretat, dhe ndihet i shokuar pse e vendos gishtin policia dhe të tjerat.


Nuk është autori i veprës penale. Gjykata nisur nga vepra e rëndë përcaktoi arrest me burg. Kam kërkuar që të ketë një provë, është e tmerrshme që të caktosh arrest me burg pa asnjë provë. Prova për Altin Ndocin nuk ka”, tha Visha.

Megjithatë, policia akuzon Altin Ndocin dhe bashkëpunëtorin e tij, Klevis Alla, 22 vjeç, edhe për atentatin me dy të vdekur mbrëmjen e dy marsit, thuajse në të njëjtin vend ku u ekzekutuan vëllezërit Haxhia. Në atë ngjarje humbën jetën dy të rinjtë Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia.

Shkak për të dyja ngjarjet dyshohet të jetë prishja e pazareve të drogës.

LEXO EDHE: 

Atentati në Durrës, zbardhet dosja e Prokurorisë: Si u ekzekutuan vëllezërit Haxhia

E shkuara e errët e Altin Ndocit, njeriut që vrau 4 persona në Durrës


Etiketa: , , , , ,

Pas