Aktualitet

Atentati në Elbasan – Everest Caka u qëllua me 12 plumba, shoqërohen 20 persona














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:42 - 12/05/21 |
mapo.al

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 41 vjeçarit Everest Caka në Elbasan një natë më parë. Burime bëjnë me dije se autopsia ka nxjerrë në dritë që Çaka u qëllua me 12 plumba






Të gjitha goditjet janë kryer në distancë të afërt dhe e kanë përshkruar trupin e viktimës në pjesën e barkut. Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar rreth 20 persona. Nga zona ku ndodhi ekzekutimi mafioz, janë sekuestruar me dhjetëra kamera sigurie si dhe disa të tjera përgjatë aksit Elbasan-Rrogozhinë, aks që dyshohet të jetë përdorur nga autorët për tu larguar pasi kryen ekzekutimin.


Ndërkohë grupi hetimor ka ngritur disa pista për ekzekutimin e 41 vjeçarit, atë të hakmarrjes, larjeve të hesapeve mes bandave dhe prishja e pazareve të drogës.

Lexo edhe :  Detaje nga vrasja në Tiranë, i riu u qëllua me pistoletë në distancë të afërt




Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës rreth orës 20:10 në lagjen “Skënderbej” në Elbasani, ku Everest Cakës iu bë pritë teksa po shkonte te shtëpia e prindërve të bashkëshortes duke u qëlluar disa herë me pistoletë me silencitaor.



Goditjet ishin fatale për 41-vjeçarin që njihej me dy emra (Everest dhe Ibrahim Caka) duke ndërruar jetë në vend, ndërsa bashkëshortja e tij Silvana, ka marrë një plagë në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.



9


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas