Aktualitet

Atentati në Fier, biznesmeni u qëllua me 18 plumba, policia në “rrugë qorre”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:21 - 25/10/21 |
mapo.al

Policia e Fierit po kryen hetime intensive për zbardhjen e vrasjes së biznesmenit Demir Backa në Fier por pa një pistë konkrete hetimore.






Mësohet se deri tani janë shoqëruar rreth 15 persona, të cilët janë marrë në pyetje mbi ngjarjen, pasi kanë parë atë çka ka ndodhur, teksa policia deklaron se kanë qenë tre autorë të ekzekutimit.


Ndërkaq nga ekzaminimi mjeko-ligjor i trupit të viktimës ka rezultuar se 57-vjeçari është qëlluar me 18 plumba.







Tre plumba ne zonën e qafës dhe kokës dhe rreth 15 të tjerë në kraharor i kanë marre jetën 57-vjeçarit.




Makina e djegur e autorëve të krimit ndodhet në mjediset e komisariatit të Fierit, aty ku do të ekzaminohet gjithçka ka mbetur prej saj.

Në vendin u ku dogj mjeti janë studiuar të gjitha rrugët nga ku mund të largoheshin autorët.

Lidhja me by pass është shumë afër, çka dhe sipas hetimeve bëjnë që të jetë një ndër rrugët nga ku mund të jenë larguar autorët.

Sipas të dhënave paraprake mund të kenë qenë 3 personat e përfshirë në këtë ngjarje.

Dy prej tyre në automjetin tip “Benz” që u gjet i djegur dhe një tjetër që mendohet se i priste në zonën e Daullasit.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas