Policia e Fierit ka reaguar për vrasjen e Demir Backas. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40. Në vendin e quajtur “Rrethrrotullim i QTU_së”, dyshohet se nga një automjet tip “Benz” është qëlluar me armë zjarri Demir Backa.
57 vjeçari, i cili ishte brenda automjetit të tij tip “Audi” si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit.
Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, Forca e Posacme “Shqiponja” dhe 2 grupe te FNSH kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.
Blutë e qytetit thonë se janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Fierit. Në fshatin Daullas është gjetur e djegur një makinë tip “Benz” e cila dyshohet se është e autorëve të ngjarjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.